Foto/ “Rilindasi” që trafikoi 100 kg dr@gë në Greqi, mik i Ramës

Nga Boldnews.al

Tashmë është bërë traditë që pas çdo episodi trafiku lëndësh narkotike do të gjenden gjurmët e një “rilindasi” të Edi Ramës.

Pak ditë më parë, në Greqi u arrestua shqiptari Arben Murto nga Konispoli. Ai u gjet në një automjet, së bashku me dy efektivë policie greke, duke transportuar rreth 100 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Operacioni për arrestimin e Murtos u zhvillua në zonën e Igumenicës. Bashkë me të u arrestuan edhe policët Konstantinos Nakos dhe Dimtrio Oikonomou.

Arben Murto është një personazh i njohur në strukturat politike të Partisë Socialiste në Sarandë dhe Konispol.

Ai është shfaqur shpesh në krah të kryeministrit dhe njëkohësisht kryesocialistit Edi Rama, gjatë fushatave elektorale.

Në foton më poshtë, Murto, i cili mban syze të errëta, gjendet në pozicionin menjëherë pas kryeministrit Rama, gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.

Në foto: Arben Murto (në rreth) pas kryeministrit Edi Rama, në një takim elektoral në Sarandë

Partitë, ashtu si çdo organizëm tjetër, ndjekin një protokoll të rreptë vendosjeje, sidomos për personat që qëndrojnë pranë liderit. Këta persona duhet të jenë të devotshëm dhe veprimtarë të rëndësishëm në kauzën partiake.

Nga ana tjetër, edhe bashkëshortja e Murtos, Eranda Murto, përfshihet tek njerëzit e besuar të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zonën e Konispolit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Murto bashkëshortja e Arben Murtos, ka qenë anëtare e Partisë Socialiste në Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për Bashkinë Konispol në procesin elektoral për pushtetin lokal, të zhvilluar në 14 Maj 2023.

Në foto: Eranda Murto, bashkëshortja e Arben Murto, ishte anëtare e PS-së në KZAZ Konispol, në zgjedhjet lokale 2023

Dy ditë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, Policia e Sarandës raportoi se ishte djegur makina e Arben Murtos. Në atë kohë, u la të kuptohej se kjo zjarrvënie kishte lidhur me përplasjet politike. Por kjo pistë nuk u provua asnjëherë dhe, mesa duket, ngjarja nuk lidhjet aspak me angazhimin partiak të Murtos.

Arben Murto, duket se krahas angazhimit të rëndësishëm partiak, ka zhvilluar edhe një tjetër aktivitet, tërësisht të paligjshëm, për të cilin u arrestua në Greqi, atë të trafikantit të narkotikëve. Të paktën, kështu rezulton nga raportimet e policisë së shtetit fqinj.

Sipas raportimeve të medias greke, 41-vjeçari shqiptar, Arben Murto, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, ishte pasagjer në makinën që përdorej nga sektori i anti-drogës së Igumenicës, e cila drejtohej nga oficeri Konstantinos Nakos.

Operacioni policor u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së premtes (15 mars 2024), ku në pranga përfunduan 41-vjeçari shqiptar dhe dy oficerë të Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë.

Gjithçka nisi kur automjetit zyrtar të policisë iu dha urdhër të ndalonte nga patrulla në terren për shkak të pranisë së një personi të paidentifikuar dhe të veshur civil në të.

Por në atë moment, efektivi 41-vjeçar Konstantinos Nakos nuk iu bind urdhërit të kolegëve dhe ka tentuar të largohet. Ndjekja përfundoi pas disa minutash kur mjeti i policisë u përplas me tre makina të parkuara në rrugë.

Pas kontrollit të imtësishëm, brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gramë.

Nga hetimet rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22.00 – 06.00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjeç, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje në Sajadhë, pranë kufirit greko-shqiptar.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.