Një 31-vjeçar, i cili qëllonte në ajër me breshëri automatiku në ajër duke tmerruar banorët në Fier, është arrestuar nga policia.
E. Ibishi mësohet se prej disa muajsh po survejohej nga uniformat blu për shkak se në orë të ndryshme gjatë ditës dhe natës, qëllonte në ajër me breshëri automatiku.
Policia është vendosur në kërkim të tij dhe pas monitorimit të kamerave të sigurisë në zonë kanë arritur ta identifikojnë. 31-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë ku po merret ne pyetje nga grupi hetimor.
Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën të fshehura në çati 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit.



