Fëmijët dhe gruaja e Pëllumb Metës rezultuam të aftë për qitje, në armë u gjetën gjurmët e djalit të vogël

Prokuroria e Durrësit ka kryer eksperiment hetimor lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit.

Të tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta si dhe bashkëshortja e të ndjerit, Blerina, janë dërguar në një poligon.

Burime bëjnë me dije se nga eksperimenti hetimor i prokurorisë është provuar se të tre fëmijët dhe gruaja e Metës dinin të përdorin armë.

Ky eksperiment hetimor është ndërmarrë për të përcaktuar se cili prej tyre qëlloi me 4 plumba në drejtim të Pëllumb Metës për shkak të dëshmive kontradiktore që kanë dhënë fëmijët gjatë hetimeve paraprake.

Policia po verifikon gjithashtu edhe rolin e bashkëshortes së viktimës, e cila është me detyrim paraqitje dhe po hetohet në gjendje të lirë, kurse 3 fëmijët; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo Meta janë nën masë sigurie arrest në burg për vrasjen e babait

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :