Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e madhe pranë zonëz së Kopështit Zoologjik.
Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se një betoniere ka përplasur 44-vjeçarin me inicialet G. K., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Më datë 11.03.2024, në afërsi të kopshtit Zoologjik, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin (betoniere), ka aksidentuar shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




