E afermja e presidentit/ Kush është zyrtarja e Ministrisë që provokoi protestuesit për vr*sjen e Martin Canit?

Ditën e sotme u zhvillua një protestë në kryeqytet, nga prindër të nxënësve, shoqëruar me fëmijët e tyre, në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj

Protestuesit marshuan nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, vendi ku ndodhi krimi, drejt Ministrisë së Arsimit, ku ndaluan dhe mbajtën fjalimet e tyre.

Mesazhi kryesor i prindërve dhe pjesëmarrësve në protestë ishte kërkesa për dorëheqjen e ministres së Arsimit, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për ngjarjen e rëndë dhe situatën e arsimit.Por, gjatë protestës një grua u shfaq në një prej dritareve të godinë së Ministrisë së Arsimit, duke provokuar me shenja protestuesit.Shenjat që gruaja bën nga dritarja, lënë të kuptohet sikur u kërkon që të mbyllin protestën, por asaj nuk i dallohet mirë fytyra. Protestuesit u revoltuan nga ky gjest i saj, teksa dëgjohen duke iu drejtuar  “ik, ik, zhduku”.

Ndërkohë, blogeri Olti Curri përmes mesazheve të ardhura nga ndjekësit, por edhe portali JOQ përmes denoncimeve të qytetarëve denoncojnë se gruaja që provokoi protestuesit është Elvira Baze, e cila punon në Ministrinë e Arsimit.

Elvira Baze aktualisht mban rolin e Shefes së Hartimit dhe Projekteve të Fizibilitetit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, dhe ajo me këtë gjest jo vetëm që mbron shefen e saj në mënyrë të pakushtëzuar, por tregon një indiferencë të thellë ndaj një tragjedie që ka tronditur vendin.

Protestuesit i lanë një afat deri në fundjavë ministres Ogerta Manastirliu për të dhënë dorëheqjen në të kundërt javën e ardhshme kanë paralajmëruar tjetër protestë.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :