Efektivët ngacmojnë dy vajza te Kryeministria, Kalaja ndërhyn dhe filmon: Na goditën me shkopinj gome

Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar një incident me efektivët e Policisë së Shtetit, pas përfundimit të protestës së sotme para Kryeministrisë.

Sipas rrëfimit të tij, dy vajza që ndodheshin pranë godinës së qeverisë janë përballur me sjellje tallëse dhe ngacmime nga disa efektivë. Kalaja pretendon se policët po imitonin tinguj maceje dhe po i përqeshnin të rejat.

Ai dhe aktivisti Mariglen Doçi kanë ndërhyrë për t’i mbrojtur vajzat, ndërsa kanë regjistruar edhe pamjet e incidentit. Kalaja thotë se kjo ndërhyrje u pasua nga reagimi i disa efektivëve, të cilët i rrethuan dhe i shoqëruan me forcë.

Aktivisti pretendon se gjatë ndërhyrjes u përdorën edhe shkopinj gome. Sipas tij, pasi i tregoi një drejtuesi të policisë videon e regjistruar në telefon, ai u la i lirë.

Edhe Mariglen Doçi ka deklaruar se është dhunuar gjatë incidentit, duke pretenduar se efektivët e kanë goditur me shkopinj gome, grushte dhe shkelma.Ne ndërhymë për t’i shpëtuar në një farë forme”, është shprehur Doçi, duke pretenduar se dy vajzat po përballeshin me ngacmime.

Share it :