Djegësi i Tiranës/ Këlliçi: Vijon skema e vjedhjes për llogari të Bashkisë së Tiranës e Ramës! Ku kanë shkuar 140 mln euro?!

Djegësi i Tiranës/ Këlliçi: Vijon skema e vjedhjes për llogari të Bashkisë së Tiranës e Ramës! Ku kanë shkuar 140 mln euro?!

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është i bindur se SPAK është një aktor politik, me ngarkesë politike dhe që vepron me skenare të qarta sipas orekseve politike.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Këlliçi thotë se SPAK përmes prokurorit Dritan Prençi po amniston Erion Veliaj, si përgjegjësi kryesor së bashku me kryeministrin Edi Rama, në dosjen e incineratorit të Tiranës, edhe pse për këtë dosje janë vënë në dispozicion të prokurorit mijëra faqe që dokumentojnë përfshirjen e kryebashkaikut të Tiranës, i arrestuar për afro 1 milion euro shpenzime të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Edhe pse sipas Këlliçit, është bërë disi hetim për dosjen e incineratorëve, kjo falë edhe ‘presionit’ politik e mediatik, sërish vjedhja vijon ende sot e kësaj dite për llogari të Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit Rama, ndërkohë që nuk është zbuluar se ku kanë shkuar 140 milion euro të djegësit të Tiranës.

Televizionet kombëtare që vihen në shërbim të një incineratori që jo vetëm, s’ezkiston, por para 3-4 vitesh, kur ne thonim po vidhet te incineratori i Tiranës, na u shfaqnin dokumentare në mediat kombëtare që ishte rikthyer kaprolli i egër në landfillin e Sharrës’, ironizoi Këlliçi gjatë bisedës në studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’.

SPAK është një aktor politik që ka ngarkesë politike e vepron me skenare të qarta. Në rastin e Veliajt flitej për cenimin e punës së SPAK me median. Kjo PD që është kundër drejtësisë së re që e stigmatizojnë, si zyrtar i PD mund të kem depozituar me mijëra faqe dosje me incineratorin e Tiranës, e di që e kemi ngarkuar shumë prokurorin Dritan Prençi, i cili ka një punë të jashtëzakonshme për dosjen e incineratorit të Tiranës ku janë vjedhur 140 mln euro dhe që po punon për të amnistuar Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës.

Nëse ka një dështim ai institucion dhe nëse ka një emër, quhet Dritan Prençi. S’kam asgjë personale, as e njoh, as e kam hasur kurrë askund, është fare e qartë. Ka 5 vite që po hetohet për incineratorin e Tiranës, janë çuar me mijëra faqe për këtë çështje, është bërë kallëzimi në 5 vite. Në 2 vite e gjysmë s’është bërë asnjë veprim hetimor. Falë ‘presionit’ mediatik e politik, pozitiv flasim, është arritur të bëhet një përçapje e vogël, po sot që ne flasim janë zhdukur 140 mln euro, është një ish drejtor i dalë në pension në burg, një ish drejtor tjetër, dhe përfituesit kryesorë vijon skema e vjedhjes, është funksionale. Vidhen lekë për llogari të Bashkisë Tiranë dhe për llogari të kryeministrit Edi Rama dhe askush nuk flet, pastaj ne flasim për presione e ndikime nga politika.

Nëse ka pasur e ka një tezë drejtësia e re, SPAK, ka qenë dhe vijon të mbetet incineratori i Tiranës, që është skema më e madhe korruptive që ka parë ndonjëherë ky vend. Siç keni parë edhe në përgjimet e Erion Veliajt nga qelia e burgut, tronditëse për këdo qytetar, është kuptuar se ku shkojnë këto para. Si blihen mediat, si porositen ushtarë mediatik si Karlo Bollino, se si porositen ushtarë të tjerë mediatikë. Tv kombëtare që vihen në shërbim të një incineratori që jo vetëm s’ekziston, por para 3-4 vitesh , kur ne thonim po vidhet te incineratori i Tiranës, na u shfaqnin dokumentare në mediat kombëtare që ishte riktheyer kaprolli i egër në landfillin e Sharrës.

Janë bërë promo e reklama, paguheshin pedagogët e Universitetit Bujqësor se sa mirë punonte incinetarori i Tiranës, këto çmenduri në këtë rast, SPAK për hir të interesit qytetar duhet të na bënte publike. SPAK godet me regji. SPAK godet sipas humorit të Edi Ramës, dhe ndodhi ajo që ne kemi thënë, që Rama do godiste vetë Erion Veliajn. Nëse SPAK do bënte siç duhej detyrën, Veliaj s’do shkonte në qeli për fustane e rroba trupi, është incineratori e 5D! S’ka njeri në Tiranë që s’e di ça është 5D, vetëm SPAK s’e di, që me paratë e 5D bliheshin votat. Krimi zgjedhor, kam 2 javë e gjysmë që denoncoj asfaltin elektoral, pa tabelë, asgjë nuk ndodh.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.