Përgjimet e reja, Ahmetaj: Janë 3 orë, në Monaco ka çudira, foto, regjistrime
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV publikimin e përgjimeve që, sipas tij, dëshmojnë mënyrën se si funksionon shteti shqiptar.
Duke iu referuar materialeve të publikuara, Ahmetaj tha se ato nuk i shkaktojnë kënaqësi, por sipas tij janë dëshmi për një situatë shqetësuese në institucionet shqiptare.
Pas atyre përgjimeve nuk ka as pak vend për kënaqësi. Atje ka për trishtim, për vajtim. Domethënë ato tregojnë se si është kapur shteti, se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës’, deklaroi Ahmetaj.
Ai e lidhi këtë deklarate me një debat më të gjerë mbi fenomenin e ‘kapjes së shtetit’, duke iu referuar edhe raporteve të mëparshme të Bankës Botërore.
‘Duhet ta mbani mend, disa nga ju janë shumë të rinj. Në 2004-ën, për një të miliontën e kësaj, Banka Botërore shkroi në raport ‘kapje shteti’’, tha Ahmetaj.
Sipas tij, reagimi i qytetarëve, institucioneve dhe brenda Partisë Socialiste ndaj materialeve të publikuara ka rëndësi, ndërsa kritikoi mënyrën se si është trajtuar situata.
INTERVISTA E PLOTE E ARBEN AHMETAJ:
Çim Peka: Mirëmbrëma. Ditën e shtunë në rrjetet sociale një mbetësirë, një i çmendur, i njohur nga ato të zezat, kishte dalë dhe bënte një kërcënim për Syrin dhe për familjen e Arben Ahmetajt dhe për Arben Ahmetajn vetë personalisht. Se do e shëmtonte Syrin, do e merrte peng vetë të njëzetit Arben Ahmetajn dhe ia dinte dhe vendndodhjen e fëmijëve të tij.
Fillimisht qesha dhe sigurisht që nga ky është për të qeshur. Pastaj fillon dhe reflekton njeriu, se shumica e komenteve dhe mendimi i parë është: ky është i sëmurë mendor. Që nuk ka asnjë lloj problemi. Por ne të sëmurë mendor me kartelë, ndryshe nga ky që e kemi pa provë, me kartelë e kemi kryeministrin. Dhe dëmin që ai i ka bërë Shqipërisë nuk ka nevojë ta komentojmë sonte sepse e dimë ju të gjithë. Pra argumenti se është i sëmurë mendor bie, pasi të sëmurë mendor ne e kemi kryeministrin e Shqipërisë. E kemi me kartelë të botuar, të publikuar vite më herët. Dhe që ai njeri nuk e përgënjeshtroi dot, madje deklaroi në një intervistë, pohoi vetë, me kryepeshkopin se kishte qenë infermier te psikiatria. Të mbajë mend, tek psikiatria kur ke qenë infermier aty. Pra pacienti po i drejtohej, po i drejtohej mjekut. Pra edhe argumenti se ky mund të jetë i sëmurë mendor në një farë forme bie. Nuk është problemi as te shantazhi, as te frika. E gjithë gjëja është tek format që i sëmuri mendor me kartelë zgjedh për të shantazhuar me një të sëmurë tjetër mendor që mund të jetë pa kartelë. Por gjithsesi, për të parë nëse autori kryesor i kërcënimit, ose i kërcënuari kryesor Arben Ahmetaj është ndjerë i shantazhuar apo jo, e kam në linjë të drejtpërdrejtë në telefon nga Zvicra. Aty ku thotë ky mbetësirë se është, për t’i marrë një mendim. Zoti Ahmetaj mirëmbrëma.
Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma.
Çim Peka: Tani ju e keni parë sepse është një video e ditës së shtunë dhe e keni parë këtë video. Cili është ndjesia e parë që ju ndjetë kur e patë këtë video? Ose për ta bërë pyetjen më thjeshtë, a ndiheni realisht i kërcënuar nga një personazh i tillë?
Arben Ahmetaj: Nuk është çështje e personazhit, është çështje tek frymëzimi që këta lloj njerëzish, nuk ka rëndësi me kartelë, pa kartelë, gjejnë në reflektim të plotë të qëndrimit të kreut të organizatës. Po ja, ju jeni, pesë duke përfshirë dhe ty Çim se ti je dhe, le të themi gazetar edhe drejtuesi. Jeni pesë personazhe të nderuar. A nuk ju ngjan ky me kreun e organizatës kur doli përpara PS-së dhe tha, po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, do ishte shumë më keq për Arben Ahmetajn, për mua. Diferenca është që…
Çim Peka: Zoti Ahmetaj, është interesante kjo pyetje që bëhet. E di se më ngjan ky mua? A ju kujtohet një foto e Ramës me spageti dhe me kapuç në kokë në vitet ’94-’95, që në krahët e kësaj foto të Ramës i publikuam dhe kartelën dhe të gjithë thonin mos u merrni se është i sëmurë mendor. E mban mend foton e ’94-’95? Kishte pak a shumë këtë portret.
Arben Ahmetaj: Zoti Peka me respekt, me respekt të pyetjes tuaj do t’ju kthej një përgjigje pa marrë kohë të katër anëtarëve të panelit, të katër anëtarëve të nderuar. Unë nuk merrem me, unë nuk jam si kreu i organizatës që ty të thotë Çimi e prapanicës, mua më thotë syzgurdulluari. Nuk merrem fare me pamjet. Unë merrem me thelbin. Domethënë në një shoqëri ku të gjithë fillojnë e mos e kështu e ka ky, e mos e ky është i çmendur, e mos e ky ka lajthitur, e mos e ky është pervers, e mos e kështu është Edi Rama, e mos e ky jo… jo. Ka shkarë shoqëria dhe ky lloj kërcënimi, si i mbroj unë fëmijët e mi? Nuk kam nevojë ta them as te Syri, as te Buza. Unë jam me librin e vjetër. Kur të vijë historia e jetës, nëse, o zot, mos ardhtë kurrë. Por unë jam me frymëzimin. Këto që thotë ky djali, me mendje, pa mendje, me kartelë, pa kartelë, të gjitha këto i ka bërë kreu i organizatës, është marrë me familjen time. Me gruan, me ish-gruan, është marrë me fëmijët, thellësisht. Në Londër. Madje në dosje është përmendur qindra herë dhe Keilis. I është kontrolluar dhe llogaria minore e Keilis. I është refuzuar të marrë para për të ngrënë bukë, nga gjykata, nga segmente të gjykatës që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kreun e organizatës. Domethënë, në korridoret e plaçkitjes dhe të kreut të organizatës, këto që thotë ky, këto kërcënime që thotë ky, thuhen gati përditë, se unë kam veshë në korridoret e kreut të organizatës. Kam veshë edhe aty ku bën zullume dhe hadarka plaçkitja dhe flet me mllef për shqiptarët e pastaj vjen te unë, thotë: ‘hajde se do ta shohë, do ta shohë patjetër’. Patjetër. Ta mbajë kërcënimin te buza. Pra këtu jemi duke folur për një reflektim dhe unë do t’i thosha drejtpërdrejt, Skënder Hitës. O Skënder, lëri komunikimet me plaçkitësit në Threema. Në atë aplikacionin shumë trendi, seksi, klluf që keni në telefon. Merru me këto fenomene.
Çim Peka: Kjo është kartela e Ramës sepse duhet ta dinë njerëzit. Tani më thuaj dhe pak cili ishte aplikacioni?
Arben Ahmetaj: Threema. Është një aplikacion shumë interesant që e përdor plaçkitja me Skënderin.
Çim Peka: Drejtori i policisë?
Arben Ahmetaj: Po patjetër. Patjetër. Ta marri Skënderi këtë djalin, e t’i thotë: ‘ore, a ti djalë, se ti po kërcënon fëmijët e dikujt…’. A është marrë Skënderi me protestuesit? Se kanë shqetësuar kreun e organizatës me pankartat e tyre. Keni kërcënuar, keni bërë. Është neni 84 apo 84 i kodit penal, e mos gabohem. Le ta marri ta pyesi. Për çfarë i kërcënon fëmijët e tij? Unë thashë dhe një herë, nuk ka rëndësi çfarë bëj unë për mbrojtjen e fëmijëve të mi, e familjes sime. Mos ardhtë dita atje, kurrë. Ta di kreu i organizatës, unë jam me librin e vjetër, e di mirë ai çfarë do të thotë. Le të kërcënojë sa të dojë. Po është e lartë edhe me proksi, edhe me të çmendur, edhe drejtpërdrejtë, siç ka bërë. Po, jemi duke folur që një shoqëri ka shkarë dhe, për hir të së vërtetës, zoti Peka, edhe ju kërkoj ndjesë ju e të gjithë të tjerëve. Po lexoja një koment të Adriana Kalasë poshtë asaj që kishit postuar ju sot se aty e pashë këtë videon. Praktikisht këta duan të relativizojnë kërcënimet. Dhe po i përgjigjem duke e mbyllur këtë pjesë. Atë që më the në fillim: A ndihesh i shantazhuar? Unë kam qenë në Shqipëri i kërcënuar. Që nga fëmijët për t’i marrë peng, që nga personi që kishin futur në shtëpi për të përgjuar. A ia kam thënë Çuçit unë këto? Po, ia kam thënë. A ia kam thënë njësisë operative që mos u afroni se jeni në kundërshtim të ligjit? Ia kam thënë. A kam tentuar ta ndjek kërcënuesin tim me motor nga mbrapa? Po. A kam bërë sherr unë me ata që më kanë kërcënuar nga burgu? Po, aq sa aq kam unë mundësi. Mua shteti nuk më ka mbrojtur, përkundrazi. Kur them shteti, segmentet e shtetit. Segmentet e shtetit të urdhëruara nga kreu i organizatës, që i falen sikur të jetë Ajatollahu, apo Oktavi, se ka qejf ky, apo El Çapo, se këtë e ka si idhull. Të gjithë aty kanë shkuar. Të gjithë në gjunjë të tij për të më marrë zvarrë mua. Kështu që, unë i shantazhuar jam ndier gjatë gjithë kohës dhe shantazhimi dhe kërcënimi për mua është normalitet i dashur.
Çim Peka: Meqenëse është normalitet, kalojmë pak tek diçka që thatë ishte shumë interesante. Tek ky aplikacioni që përdor drejtori i policisë me ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe ju e dinit këtë. Në qoftë se dini dhe përmbajtjen e bisedave, si e shpjegoni faktin që po diskutohet dhe po zvarritet kaq shumë imuniteti i Belinda Ballukut?
Arben Ahmetaj: Tani, unë jam i bindur që të katërt zonja dhe zotërinjtë që keni thirrur atje, e dinë shumë mirë çfarë ndodh. Kjo është një çështje që është kthyer qesharake. Shqiptarët presin të jetë lajm heqja e imunitetit. Është qesharake, nuk ka më vlerë heqja e imunitetit. Plaçkitja është kalë i ngordhur, i florinjtë dhe me barkun me diamant. Nuk ka vlerë heqja e imunitetit, po do të kishte vlerë për atë që shqiptarët prisnin, që ajo të merrte rrugën e merituar. Sepse, kur e akuzojnë për le të themi, deformim të procedurave të tenderit, s’po më vjen fjala juridike. Nuk ka tender që s’e ka prekur. Janë të mirë këta, janë mirë nga trutë e kokës?
Çim Peka: Pabarazi në tendera.
Arben Ahmetaj: Çfarë e ka detyruar SPAK-un, pabarazi në tendera, po. Çfarë e ka detyruar SPAK-un një vit e gjysmë të bëjë këtë që ka bërë me këtë çështje? Materia e asaj çështje do ta lexoni, ka çudira. Ndërsa thellimi në materie dhe sidomos në argumentimin e akuzave është qesharak. Në raport me atë që ka ndodhur në të vërtetë, në institucionet që ka drejtuar ajo, në tenderat që ka bërë ajo, në strukturat që ka ngritur ajo. Me urdhër, me mbështetje të kreut të organizatës. Se unë e kam thënë, në një tryezë kur dija është kusht dhe ti nuk e ke dijen, do të përdorësh gjithë gjërat e tjera siç i ka përdorur. Ku e gjeti fuqinë ajo? Ku e gjeti fuqinë? Ku? Ku e gjeti? Që të bënte Air Albanian si dreq, tigrat si dreq, rrugët si dreq, energjinë si dreq. Çfarë, ku e gjeti? Kush ia dha këtë të drejtë? Apo te SMS-të që i dërgonte kreu i organizatës që i thoshte jepja tenderin këtij dhe pastaj justifikohet, ‘po ai ka punonjës’. Po pse, vetëm njëri ka punonjës, të tjerët s’kanë, vetëm një nga 5 oligarkët ka punonjës? Pra, kthehem te pyetja juaj. Është qesharake, nganjëherë dëgjoj, Belindin që e ke aty apo Gazin, ka luan 8 ditë, ka luan 9 ditë, nuk ka ardhur. Ore, jeni, më fal në respektin tuaj për të punës që bëni. Ore, jeni mirë ju apo jo? Lajm do të ishte ta sillnin. Lajm do të ishte mos ta sillnin. Se për ta sjellë, praktikisht, përpara shqiptarëve, ajo s’ka imunitet. Është qesharake mo, është qesharake. Mos u merrni më me imunitetin e asaj. Ka një element dhe s’dua të marr kohë nga të nderuarit e fundit fare. Ore e di pse nuk e sjellin imunitetin tani? Pse nuk e sjellin?
Çim Peka: Pse nuk e sjellin?
Arben Ahmetaj: Ja po ta them unë. Nuk është se s’është për të sjellë imunitetin se imuniteti duhet t’i kishte ardhur që në tetor të vitit të kaluar. Por, këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses. Pra, këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’i thotë, tani më duhet ajo votë sepse dua ta shes në komision te Marta Kos. Dua të blej kohë. Dua t’i them protestës: ‘Ja, më kërkuat këtë, e bëra’. Pra, nuk është më çështje juridike, as materie e dosjes. Është qesharake. Ky është çështje politike. Segmenti i SPAK-ut është i kontrolluar, segmenti i gjykatës me vendime të debatueshme janë të kontrolluara. Njërit i thonë brenda në burg, ‘mos fol ti se do të flasi prokurori’. Dhe ne presim drejtësi. Këto janë.
Çim Peka: Të bëj dhe një pyetje të fundit Zoti Ahmetaj. Përgjimet që ne publikuam ose përgjimet që ju denoncuat, në një farë forme duket që kanë acaruar më shumë se çdo intervistë atë që ju konsideroni kreu i organizatës. Në fakt, janë përgjime ku bie shteti. A jeni i kënaqur me reagimin e opinionit dhe të faktorëve politikë pas atyre përgjimeve? Pra, a është ajo çfarë ju prisnit?
Arben Ahmetaj: Pas atyre përgjimeve nuk ka as pak vend për kënaqësi. Atje ka për trishtim, për vajtim. Domethënë ato tregojnë se si është kapur shteti, se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës, se si është bërë kapja e shtetit. Ore, një pyetje për qytetarët dhe për Bankën Botërore. Duhet ta mbani mend disa nga ju janë shumë të rinj, po ti zoti Peka je gati mosha ime pak më i ri. Ore, në 2004-ën, për 1 të 1 miliontën e kësaj Banka Botërore shkruajti në raport kapje shteti. Për 1 të 1 miliontën e saj, dhe doli e tij bashkë me Saliun dhe Lul Bashën dhe thoshin që Ramës pas, Fatos Nano ka kapur shtetin.
Çim Peka: Lul Basha ishte në Holandë në atë kohë po nejse. Ishin, kishte ardh me atë tjetrin e vet që, e kam thënë që atëherë e këta kanë gjetë varmiksin. Edhe e gjetën, po s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi kjo fare.
Arben Ahmetaj: Për s’ka nuk, nuk ka rëndësi, nuk ka vend për kënaqësi, është trishtim. Është për të qarë. Reagimi, reagimi, reagimi i popullit, i institucioneve, i brenda PS-së ka shumë vlerë. Por, kur ti më thua mua kreu i organizatës, ore ju se njihni kreun e organizatës atëherë. Unë do t’ju kërkoj shqiptarëve të falur për këtë frazë që përdor, t’ju kërkoj ndjesë pafund. Ore, kreu i organizatës ka idhull El Chapon dhe ka moto El Chapos është ‘një, më falni shqiptarë, motra vëllezër, nëna, baballarë. Motoja është: një mut të madh do ta mbulojmë me një mut më të madh akoma’. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen. Kështu që është mërzitur s’është mërzitur kreu i organizatës, unë nuk përdor dot atë shprehjen kushtetuese të ca segmenteve të drejtësisë, qoftë hetimi, qoftë gjykimi. Nuk më rruhet, jo, jo. Nuk dua ta di. Unë kam punë me popullin, kam punë me protestën, kam punë me familjen time. Se po të kisha punë me të tjerët, do t’i referohesha dhe opozitës që merret me pagat e magjistratëve. Po pse, objekti, objekti i punës së opozitës janë pagat e magjistratëve zoti Peka? Le të merret ministri i financave. Ka të drejtë, s’ka të drejtë, është histori tjetër komplet. U fut kaq një opozitë e tërë aty në kurth, mbas pagave të magjistratëve. O zot i madh. Ja e fituat atë betejë të zëmë se. Çfarë ndryshoi në demokracinë e Shqipërisë? Xero, e patë çfarë bën? Elvin Gogën e vuan që të, ç’të bënte kallëzim për ministrin e financave, me demjek ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E di pse? Për provokim. 1/2. I binte, i binte çështja buka si procedurë se si materie i ka rënë. Se mua Elvin Goga më ka çuar, gogaj më ka çuar për çështjen e buka, për mospranimin, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithëse është zbatuar. I thuaj Elvinit, Zotit Dumani dhe Zotit Braho. Çoje çikë kreun e organizatës dhe ministrin e financave tani të shohim për shpërdorim detyre. Muhabet koti mo. Pra, edhe një herë, ka rënë shteti, zoti Peka, është trishtim i madh. Ore, një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë 21 janarin. Atëherë, me të ndjerin edhe me ish-ministrin e asaj kohe, edhe ish-presidentin. Kështu që mos më thuaj mua a ke ndonjë kënaqësi. Kam vetëm trishtim, për atë që i ndodh vendit tim, që i është bashkuar tani me të njëjtën, me të njëjtën dhimbje, familjes. Të gjithë vuajtjes së familjes time. Shqipëria vuan edhe më shumë se familja ime sot.
Çim Peka: Edhe diçka të fundit. Personazhet e përgjimit kanë reaguar duke pranuar, duke pranuar se audio është origjinale, por thonë se përgjimi është bërë pa leje. Gjithsesi ne në intervistën bashkë, në intervistën e 6 bashkë, ju përmendët dhe për përgjimin në Monaco. I dispononi?
Arben Ahmetaj: Tani unë kam qeshur me atë reagimin e asaj kompanisë që unë s’e dija që ekzistonte aty. Përgjimi më thotë, është bërë në ambientet e, as e kam idenë në çfarë ambienti është bërë përgjimi, as kush e ka bërë përgjimin. Dhe, javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera, boll me kërcënime i thuj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania se s’ia kam fare, fare.
Çim Peka: Që ta kemi të qartë me publikun, sot është e hënë, javës që vjen, sot një javë do nxjerrim dy pasazhe të tjera.
Arben Ahmetaj: Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.
Çim Peka: Janë tre orë. Monaco ekziston?
Arben Ahmetaj: Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish, o u ka çudira.
Çim Peka: Ore, pse ju vijnë të gjithë juve këto përgjime?
Arben Ahmetaj: Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, ‘shiko se po e nxjerr, s’po e nxjerr’, ‘o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y’. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero.
Çim Peka: Pra, kemi nxjerrë vetëm 12 minuta, janë gjithsej 3 orë. Po bën gati për sot një javë, dy pasazhe të tjera. Po pres.
Arben Ahmetaj: Ndoshta, ndoshta jua bëj edhe që nesër, pasnesër zoti Peka, domethënë, s’i dihet.
Çim Peka: Jo, e lëmë për sot një javë për ta hënës sepse edhe mua më shijon kjo pjesa ta mbaj pak në ankth se ka 4, 10 vjet që ua ka nxirë shqiptarëve.
Arben Ahmetaj: Te ty, se si syzgurdulluari, tek Çimi e prapanicës, gjithmonë e, gjithmonë e, gjithmonë te në të ardhmen do shkojë.
Çim Peka: Zoti Ahmetaj, të falënderoj. Kalofshi mirë. Ishim në lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra me Arben Ahmetaj për të reaguar mbi atë shantazh që i është bërë.




