Detaje të reja nga vdekja e dy vajzave ukrainase, dyshohet se punonin si “eskorta” në Tiranë

Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë.

Viktimat janë identifikuar: Antonina Kozachenko (25 vjeç) dhe Anastasia Lopukhova (40 vjeç), të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e sotme në banesën e marrë me qira ditore në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se dy ukrainaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimat kanë konsumuar “Xanax”, ku në dhomë i janë gjetur edhe pilulat që dyshohet se i kanë konsumuar.

  • Vajzat dyshohet se punonin si ‘eksorta’ në Tiranë

Sipas informacioneve paraprake dy vajzat ukrainase, që u gjetën të vdekura këtë të premte në një apartament, dyshohet se punonin si punonjëse seksi (eskorta).

Burimet mediatike bëjnë me dije se ka dyshimeve të arsyetuara se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ushtronin këtë veprimtare të paligjshme në vendin tonë.

Të dyja kishin mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë dhe qëndronin në një apartament me qira ditore ne zonën e ‘Selvisë’ me një mikeshë, e cila kishte ardhur në vend rreth dy muaj më parë. Ishte kjo e fundit që gjeti trupat e pajetë të 25 dhe 40-vjeçares në banesë.

Në një banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën. Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës.

Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin ‘xanas’ dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.

Ajo i ka gjetur njërën në dysheme dhe tjetrën në kolltuk me shkumë nga goja. Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat.

Pamjet nga jashtë banesës e marre me qira ditore nga vajzat ukrainase
  • Farmacistja refuzoi t’u shiste “Xanax”, ato e kafshuan në dorë

Ndërkohë, mësohet se dy ditë më parë viktima kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin ‘Xanax’. Por, ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot. Kjo gjë ka ndodhur dy ditë më parë, teksa sot ato humbën jetën.

Policia raportoi se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Çfarë njoftoi policia për ngjarjen?

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e kryeqytetit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.