Dje Spiro Koleka dhe Kristaq Rama, sot Edi Rama dhe Belinda Balluku!! Thirrja per te perndjekurit: Të shtunën në ora 10.00 mbështesim protestën kombëtare të thirrur nga studentët

Dje Spiro Koleka dhe Kristaq Rama, sot Edi Rama dhe Belinda Balluku!! Thirrja per te perndjekurit: Të shtunën në ora 10.00 mbështesim protestën kombëtare të thirrur nga studentët

Shkëlqim LEPENICA
Të Përndjekurit Politikë, në Këmbë Kundër Narkoshtetit të Pinjollit të Diktaturës Edi Rama!
Të dashur bashkëvuajtës, familjarë të të pushkatuarve, të burgosurve dhe të internuarve politikë!
Ne e njohim fytyrën e diktaturës. Prindërit tanë u pushkatuan, u burgosën dhe u internuan nga regjimi komunist. Sot, pasardhësit e atyre që ishin pjesë e nomenklaturës komuniste vazhdojnë të jenë në majat e pushtetit!
Dje Spiro Koleka dhe Kristaq Rama, sot Edi Rama dhe Belinda Balluku!
Ndryshojnë emrat, por ne shohim të njëjtën arrogancë pushteti, përbuzjen ndaj qytetarit, terrorit pilicor dhe pandëshkueshmërinë që ushqen krimin dhe korrupsionin!
Ne ishim në ballë të qëndresës kundër komunizmit nga viti 1944 deri në vitin 1992. Nuk u përkulëm atëherë dhe nuk kemi pse të heshtim sot!
Sot, në ballë të protestave janë edhe fëmijët tanë, studentët që po përballen me dhunën policore dhe bandat me maska te qeverisë, vetëm sepse ngrihen për të drejtat e tyre dhe kundërshtojnë padrejtësinë. Ne, që e kemi përjetuar mbi kurrizin tonë terrorin e diktaturës, nuk mund të rrimë duarkryq kur fëmijët tanë përballen me gaz lotsjellës, dhunë, terhiqen zvarre, gjakosen, arrestohen e rrihen barbarisht në ambjentet e policisë, nga mercenarët e Edi Ramës.
Nuk i rritëm fëmijët tanë që të jetojnë me frikë, por që të jetojnë të lirë. Sot duhet të jemi pranë tyre, në shesh, në mbrojtje të dinjitetit, lirisë dhe së ardhmes së tyre!
U bëj thirrje të gjithë të përndjekurve politikë dhe familjeve tona:
Të lëmë mënjanë çdo pakënaqësi e përçarje dhe të bashkohemi në protestë kundër regjimit të Edi Ramës, kundër narkoshtetit, krimit dhe korrupsionit!
Dje na pushkatuan, burgosën dhe internuan, por nuk na thyen. Sot nuk do të heshtim!
Në këmbë për liri, drejtësi dhe Shqipëri Demonratike!
Të gjithë bashkë të shtunen dt. 24 tetor ora 10.00 ne mbështetje të fëmijëve tanë në Tiranë, për të shporrur diktatorin!

Share it :