Detaje nga pengmarrja në Durrës, gruaja e 40-vjeçarit e pajisur me urdhër-mbrotje

Detaje të reja janë zbuluar nga pengamarrja në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mori peng dy fëmijët e tij dhe ka qëlluar me armë zjarri, dhe pas ndërhyrjes së forcave speciale RENEA, ai është neutralizuar.

U mësua se bashkëshortja Markut kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.

Euronews Albania shkruan se gruaja e 40-vjeçarit është pajisur me urdhër mbrojtje.

Share it :