Del foto nga arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi

Ka dalë fotografia e Ibrahim Licit, i cili u arrestua në Turqi pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Kapja e 31-vjeçarit shqiptar u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Jehona”, si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021 vrau me plumb në gojë Endri Mustafën.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se babai i Ibrahimit, Mustafa Lici, ka mohuar që i biri të ketë gisht në këtë ngjarje dhe për këtë tha se disponojnë edhe pamje filmike se ai ka qenë në tjetër vend kur ndodhi ngjarja.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :