Bozdo: Rama i jep të drejtën AIC të japë me qira/shesë prona publike për klientelën e tij

Anëtari i Kryesisë së selisë blu, Eno Bozdo deklaroi se kryeministri Edi Rama i jep të drejtën Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) të japë me qira ose të shesë prona publike për klientelën e vetë kryeministrit.

Bozdo deklaron se në bilancet e fundit të depozituar, vetëm për një vit, korporata me 11 punonjës ka shpenzuar 280 mijë euro për pagat e tyre dhe 200 mijë euro për honorarë shpërblimi për bordin e saj, pavarësisht se nuk ka kryer asnjë punë të vetme.

Me ironi, Bozdo shprehet se pikërisht për këtë ‘standard të lartë koorporativ’ dhe këtë ‘sukses të merituar’,  Edi Rama tashmë i delegon kësaj kompanie shtetërore të drejtën të japë me qira apo të shesë, nëse ia kërkon interesi i saj, pronat publike, ose ndryshe pronat ku të gjithë shqiptarët janë aksionerë.

“Pra, këtyre njerëzve që paguhen për qokë, tashmë u lihen në dorë pronat tona më të vlefshme!”- deklaron ai.

Bozdo e mbyll deklaratën e tij duke thënë se ka vetëm një rrugë për t’u përballur me Ramën dhe aradhën e tij: reagimi i fuqishëm, angazhimi çdo çast për të rrëzuar këtë regjim kleptokrat.

Deklarata e plotë:

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave i jep mundësinë Korporatës Shqiptare të Investimeve, shoqëri tregtare 100% publike, të japë me qira apo të shesë pronat publike tek palët e treta private, gjithmonë në ‘emër të zhvillimit ekonomik të vendit’.

Me fjalë më të thjeshta, bordi i kësaj kompanie, i përbërë në shumicë nga administrata politike e Edi Ramës, do të vendosë se kujt t`ia shesë pronat më të vlefshme publike.

Dhe kuptohet se për kë do të vendosë ky bord: për klientët e preferuar të kryeministrit.

Krijimi i Korporatës Shqiptare të Investimeve me një ligj specifik të vitit 2019, si një shoqëri tregtare 100% publike, u prit me kundërshti të shumta nga Partia Demokratike, ekonomistë dhe specialistë të fushës, por edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si psh FMN. Thelbi i kundërshtimit ishin kompetencat që kjo shoqëri merrte, si dhe ekspozimi i saj joprofesional ndaj projekteve private që mbartin risk.

Katër vjet pas krijimit të saj, bilanci i punës së kësaj shoqërie është zero. Ajo deri tani thjesht ka shpenzuar miliona euro të shqiptarëve, pa dhënë mbrapsht asnjë produkt.

Në bilancet e fundit të depozituar, vetëm për një vit, korporata me 11 punonjës ka shpenzuar 280 mijë euro për pagat e tyre dhe 200 mijë euro për honorarë shpërblimi për bordin e saj, pavarësisht se nuk ka kryer asnjë punë të vetme.

Pikërisht për këtë ‘standard të lartë koorporativ’ dhe këtë ‘sukses të merituar’,  Edi Rama tashmë i delegon kësaj kompanie shtetërore të drejtën të japë me qira apo të shesë, nëse ia kërkon interesi i saj, pronat publike, ose ndryshe pronat ku të gjithë shqiptarët janë aksionerë. Pra, këtyre njerëzve që paguhen për qokë, tashmë u lihen në dorë pronat tona më të vlefshme!

Është më se e qartë se qëllimi i vetëm është dhurimi i pronave publike tek ‘investitorët strategjikë’, të përzgjedhur nga vetë Rama prej aradhës së oborrit klientelist të tij. Investitorët strategjikë të lidhur ngushtë me qeverinë do të zhvillojnë projektet e tyre në tokat më të mira, përgjithësisht në breg të detit apo liqenit. Do t`i blenë këto prona, për fare pak para dhe do t`i bëjnë të tyret.

Kjo është një skemë e madhe për gllabërimin e pronave më të vlefshme publike si dhe në të njëjtën kohë, pastrimin e parave. Pas projektit të betonizimit të Tiranës dhe qyteteve kryesore te Shqipërisë, objektivi tjetër është gllabërimi i pronave publike, të cilat në fakt do të duhej të ishin përdorur për kompensimin e pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga regjimi komunist.

Por asgjë nuk ndodh rastësisht në haurin e Edi Ramës. Përpara disa javëve Rama ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë investimeve në projekte ndërtimore në këto zona.

Por ka një problem jo të vogël: një pjesë e mirë e tokave në zonat e mbrojtura janë prona publike. Që të mbyllet qarku dhe paraja të shkojë atje ku Ramës i intereson,  autorizohet Koorporata e Investimeve që këto prona publike t`i shesë apo ti japë me qira, sipas dëshirës së saj dhe gjithmonë në emër ‘të zhvillimit ekonomik të vendit’.

– Të një zhvillimi ku fitojnë gjithmonë ‘klientët strategjikë’ të Edi Ramës dhe humbasin gjithmonë shqiptarët.

– Të një zhvillimi kur të fortët e drogës kontrollojnë sektorë të tërë të ekonomisë, dhe shqiptarët zgjedhin gjithmonë e më shumë emigrimin.

-Të një zhvillimi ekonomik ku pasurohesh jo për meritë, por sepse je afër me pushtetin, dhe varfërohesh jo sepse nuk je i zoti, por sepse je kritik me këtë qeveri.

Mesa duket, saga e grabitjes së publikes në këtë vend nuk do të rreshtë kurrë përsa kohë Rama bën atë që do dhe di të bëjë më mirë.

Ka vetëm një rrugë për t’u përballur me të dhe aradhën e tij: reagimi i fuqishëm, angazhimi çdo çast për të rrëzuar këtë regjim kleptokrat. 

O Sot, O Kurrë, për të shpëtuar Shqipërinë!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.