Armando Subashi në ‘shërbim’ të Belindës, i dha tokën Igli Tares me shkelje ligjore

Ndërsa lejet e ndërtimit jepeshin me firmë të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, zemërgjerësia e titullarëve të qeverisë shoqërohej edhe me dhurata nga kryebashkiakë të tjerë, që pronën e fermerëve ua jepnin zengjinëve të rinj.

 

Ka qenë KLSH që ka gjetur shkelje të rënda në procedurën për t’i dhënë kompanisë së Igli Tares tokën në Sheq Marinas të Fierit, dhe nuk bëhet fjalë për pak por plot 3. 3 hektarë.

Në faqen 97 të raportit, audituesit shthjellojnë në detaje kontratën e lidhur midis Agro Roma 2019 dhe Bashkisë Fier. Kontrata e lidhur me shoqërinë “AgroRoma” Sh.P.K mban datën 27.05.2022 me afat 20 vjet. Sipërfaqja e 33 mijë m2 apo 3.3 hekatërë ranishte nodhet në fshatin Sheq Marinas.

Audituesit në raport shprehen se kjo sipërfaqe tokë është dhënë pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak Fier, siç e parashikon ligji.

Kontrata e lidhur me shoqërinë “AgroRoma” Sh.P.K datë 27.05.2022 me afat 20 vjet Nuis L91325001D, në faqen 2 seksioni, baza ligjore dhe neni 1 i kontratës, i referohet Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 101 datë 19.12.2017 “për fillimin e procedurave të dhënies me qira të sipërfaqeve tokë pa frut në Fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë,Bashkia Fier.

Në pikën nr. 1 të këtij vendimi është miratuar dhënies me qira të sipërfaqeve në Fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë. E në këtë vendim janë disa sipërfaqe toke, me numrin dhe zërin kadastral

BASHKIA FIER:
Pasuria nr. 552/5, Z.K 3358 me sip 181,000 m2
Pasuria nr. 286/2, Z.K 3358 me sip 112,000 m2
Pasuria nr. 48, Z.K 3358 me sip 53,000 m2
Pasuria nr. 554/1, Z.K 3358 me sip 181,000 m2
Pasuria nr. 287/5, Z.K 3358 me sip 113,000 m2
Pasuria nr. 49/2, (550/1, 550/2, 550/3), Z.K 3358 me sip 150,000 m2
Pasuria nr. 556, Z.K 3358 me sip 180,000 m2
Pasuria nr. 90/2 (288)4), Z.K 3358 me sip 76,000 m2

Pra evidentohet qartë, toka që Armando Subashi i ka dhënë kompanisë së Igli Tares nuk është pjesë e këtij vendimi të Këshillit Bashkiak, dhe është përdorur si referencë duke çuar këtë procedurë deri në falsifikim.

Por jo vetëm kaq, sipas KLSH-së për dhënien e tokës janë shkelur të gjitha procedurat, nuk është ngritur grup pune për kryerjen e praktikës, e madje në shkelje të ligjit për dhënien e pasurive shtetërore me qera janë marrë kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë.

RAPORTI I KLSH
Nuk janë ngritur grupe pune nga titullari për vlerësimin e dokumentacionit për dhënie me qira të pronës sipas zërave veprime në kundërshtim me udhëzimin nr.12 dhe datë 30.07.2018 në zbatim të tij.

– Nuk ka relacione për miratimin e dhënies me qira është përcaktuar çmimi /lekë në vit. Në zbatim të VKM nr.54/2014, sipas Kreu III, pika (c) për tokat e pafrytshme

-Në mungesë së procedurave të sipërcituara me shkresën nr. 9401/1 prot., dt 18.12.2020 është nënshkruar një Akt-Marrëveshje midis Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi dhe zj. Aleksandra Tare administratore e shoqerisë “AgroRoma 2019” Sh.P.K. Nënshkrimi i kësaj Akt-Marrëveshje është në kundërshtim me VKM nr. 54, datë 05.02.2014, Kreu I, Pika 6 “Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe të përcaktimit të afateve të dhënies me qira e kanë:

c) ministria përgjegjëse për ekonominë , për tokat e pafrytshme. Afati i lidhjes së kontratës për këto pasuri është deri në 10 vjet”.

Image

Pra pasi shkeli hapur procedurën, pasi nuk ka ngritur as grupin e punës për vlerësimin e dokumentacionit, pasi nuk relacion për përcaktimin e çmimit. Armando Subashi merr edhte tagrat e Ministrit të Ekonomisë pasi vetëm ai ka tagër të jap me qera toka pafryt ku hyn edhe kategoria ranishte.

Por Subashi për miqtë e Belindës nuk u mjaftua me kaq, edhe pse ligji e përcakton qartë se afati maksimal për lidhjen e kësaj kontrate është 10 vite, ai firmos për 20 vite. Pas firmosjes së marrëveshjes mes Bashkisë Fier dhe Agro Roma në 18.12.2020, Belinda Balluku ka dhënë miratimin paraprak për ndërtimin e një centrali fotovoltaik në 30.12.2021.

Image

Më pas Armando Subashi, në vitin 2022 lidh kontratën përfundimtare të qerasë me subjektin Agro Roma 2019. Pasi ishin kryer të gjitha procedurat me shkelje të rënda ligjore, në maj të vitit 2023, Edi Rama dhe Belinda Ballku miratojnë lejen e ndërtimit për centralin fotovolataik.

LEJE ZHVILLIMI PËR OBJEKTIN: “NDËRTIMIN E IMPIANTIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE, MЕ КАРАСІTET TË INSTALUAR 2 MW, DHE VEPRAVE NDIHMËSE” ME VENDNDODHJE BASHKIA FIER, ME SUBJEKT ZHVILLUES “AgroRoma 2019” Sh.p.k.

Image

Për ta përmbyllur me sukses procedurën sigurisht Igli Tare ka marrë konsulencë nga një tjetër kompani e lidhur me Partinë Socialiste.

Sipas bilanceve të publikuara në QKB do të ishte kompania A2 Partners & Law e themeluar në janar të vitit 2020 nga vajza e Fatmir Xhafës, Aulona Xhafaj. Edhe kjo e fundit nuk është një emër i panjohur, jo vetëm si vajza e arkitektit të Reformës në Drejtësi, por edhe si përfituese e një tjetër lejeje parku fotovoltaik ngjitur me parkun e Igli Tares.

Pra edhe në këtë rast dyshime të forta ngrihen se zona e re energjetike në Fier nuk është thjesht një investim në këtë sektor, por një hapsire e re e përvetësimit dhe përfitimit të lejeve nga njerëz pranë pushteti që nesër do të jenë zotër të sektorit energjetik të vendit, me miliona në xhepat e tyre falë vizionit të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës.

Edhe ne, si ju do të donim që duartrokitjet për arritjet e Igli Tares në futboll t’i vazhdonim pafund, e madje asgjë nga këto sa ju thamë më sipër nuk e zhbën suksesin e tij sportiv. Por ama çdokush ka detyrimin të refuzojë rrjetën e një qeverisje korruptive, edhe kur në mes janë miliona euro.

Siç nga ana tjetër askush nuk ka të drejtën në këtë vend, që fal imazhit të tij të përfitojë prona e pasuri që u përkasin vetëm shqiptarëve.

Nga ana tjeter per ish- zv. Kryeministren Belinda Balluku duket se njerezit jane thjesht numra, disa te kapur nëpërmjet favoreve, disa si bashkëortak politik dhe ekonomik e disa të tjerë si prestanome per te zhvilluar bizneset e saj. Por ndërsa këta politikanë dhe individë po majmen me paratë e shqiptarëve SPAK heziton t’i verë para drejtësisë edhe pse provat janë po aq evidente sa kullat në Tiranë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :