Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve

Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp tha se, ekonomia është në gjendje katastrofike!
Berisha tha se, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve

Berisha: Gjendja ekonomike e shqiptarëve po rrokulliset me shpejtësi.
Institucione serioze të pavarura dëshmojnë se katër vitet e fundit, kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur 60 përqind.
Është rritja më e madhe pas Iranit, Haitit, të cilët dihet që janë në problematika, njëri në luftë dhe në diktaturë, tjetri në sundimin e bandave si Shqipëria.
Çmimet rriten çmendurisht.
Sot, Shqipëria është njëri nga tetë vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë.
Qeveria shqiptare kryen vetëm një detyrë, vjedhjen, vjedhjen, vjedhjen e fondeve publike.
Treguesit janë katastrofikë.
Vetëm pesë gjer në tetë përqind e projekteve, përfundojnë.
Të tjerat avullojnë, grabiten.
Korrupsioni, vjedhja në tendera arrin në vit në 1.2 miliardë euro.
Vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve të Shqipërisë. Vetëm në tendera.
Shpalljet se Shqipëria investon 10 përqind të Prodhimit të Brendshëm janë një mashtrim i paskrupullt.
Për të arritur në këtë shifër të pavërtetë, qeveritarët llogarisin tenderat e dështuar, e anuluar.
Fakti është se investimet arrijnë gjithsej 4.9 përqind, arrijnë në shifrat më të ulëta në Evropë.
Akoma më katastrofik është finalizimi i projekteve. Gjithsej pesë deri në 8 përqind.
Do thoni ju, shtet i falimentuar. Shtet hajdut!
Kompanitë nuk përfundojnë asgjë në afat sepse ndajnë paratë me qeveritarët.
Ndaj dhe rruga ku ndërton shkon siç shkoi rruga Qukës- Qafë Pllocë 16 vite, Rruga e Arbrit 14 vite, dhe punët publike me radhë.
Në themel të të gjithë këtij, në pamje dështimi të madh, është vjedhja e madhe e fondeve nga qeveritarët.
Ndaj dhe rënia katastrofale e transparencës në prokurime nga 80 pikë që ishte në vitet 2010-2012 nga Tender Europe, ka zbritur në 64 pikë në vitin 2026.
Rrokullisje e paimagjinueshme!

Share it :