Berisha: Kostoja e jetesës është rritur me 60%, ndërsa Rama dhe baxhanaku i tij vjedhin miliona e miliarda

Berisha: Kostoja e jetesës është rritur me 60%, ndërsa Rama dhe baxhanaku i tij vjedhin miliona e miliarda

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Foltoren para Kryeministrisë tha se, kostoja e jetesës është rritur me 60%, ndërsa Rama dhe baxhanaku i tij vjedhin miliona e miliarda.

Berisha: Miq, beteja jonë është betejë për shpëtimin e këtij kombi. Për të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Në këtë betejë ne jemi në koalicionin më të gjerë, më të fuqishëm që kemi pasur ndonjëherë.

Janë tetë rezoluta.

Edi Rama bërtetë ka mafien shqiptare dhe ndërkombëtare me vete.

Por ju e shikoni që nuk ka ditë që mediat e kombeve të lira të mos e damkosin Edi Ramën.

Të mos e akuzojnë.

Të mos e poshtërojnë siç e meriton.

Gangrenë e shqiptarëve e quante një analist i shquar.

Hajdut me Lubinë e quante një tjetër para dy ditëve.

I analizonte Diellën dhe nxirrte mashtrimin e madh. E nxori mashtruesin më të madh jo vetëm të Shqipërisë, por në rrafshin teknologjik mashtruesin më të madh ndërkombëtar.

Diella kishte zero urtësi artificiale, përveç milionave të vjedhura nga Edi Rama dhe suita e tij për të mashtruar shqiptarët.

Çdo ditë, mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërtetat që ne denoncojmë.

Me të vërtetat që ne mbrojmë.

Me të vërtetat për të cilat ne ngrihemi dhe protestojmë.

Tetë rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës.

Damkosin një regjim, i cili varfëron shqiptarët me vjedhjet e tij çdo muaj.

60 përqind është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit.

Si do jetojnë shqiptarët?

E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda.

Por ne qëndrojmë.

Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tonë.

Share it :