Zjarr në QSUT, merr flakë magazina e neurologjisë

Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT është konstatuar prani tymi në katin -1.

Sipas burimeve ky ambient përdorej si magazinë ku kishte dyshek e sende të tjera, por jo pajisje spitalore

Situata u vu në kontroll brenda 10 minutash nga shërbimet zjarrfikëse, në mënyrë që të mos dilte jashtë kontrollit.Nga veprimet paraprake dyshohet për një ngjarje aksidentale, por ekspertiza sot do të përcaktojë shkakun.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :