Nuk permbahet me, ne delir Rama Kërcënon protestuesit se do t’ia ndalë hyrjen në trena

Nuk permbahet me, ne delir Rama Kërcënon protestuesit se do t’ia ndalë hyrjen në trena

Ka momente kur propaganda bëhet aq bajate, saqë linja logjike humbet duke kaluar në një zinxhir gënjeshtrash, që nuk mund t’i përtypë askush. Kjo ka ndodhur sot me Edi Ramën që duke kërcënuar protestuesit e dhunshëm ka thënë se do t’i ndëshkojë ata duke ua ndaluar udhëtimin në aeroporte, në hotele, madje edhe në trena. (Ku janë trenat?)

“Patjetër që do të vendosim në një regjistër të veçantë njerëzit e dhunshëm dhe patjetër që do t’i mbyllim shumë aksese, nëpër aeroporte, nëpër hotele, nëpër trena, nëpër të gjitha mjetet e transportit dhe kemi nisur punën me vende të Bashkimit Europian për t’ua ndaluar aksesin në këto vende si njerëz të dhunshëm” u shpreh Rama.

Që këto kërcënime janë pallavra, këtë e kupton i madh dhe i vogël. Me çfarë vendimi mund t’i ndalohet një qytetar të hyjë në aeroporte apo në hotele? Çfarë mendje e çoroditur është ajo që prodhon ide të tilla për të ndëshkuar qytetarët që ngrihen në protestë? Për më tepër, si mund t’ia ndalosh udhëtimin në trena njerëzve, kur trenat nuk ekzistojnë?

Projekti i një treni të premtuar nga Rama dhe Balluku ka vite që zvarritet dhe ende nuk ka një datë përfundimtare se kur do të mbarojë. Deklarata e Ramës vjen pas disa ditësh plot stres për kryeministrin, pasi ndaj tij është lëshuar një mllef i paparë popullor që i kërkon të dorëhiqet për shkak të korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Por Rama siç duket, nuk e koncepton dot dorëheqjen. Më lehtë e ka të imagjinojë se në Shqipëri ka trena.

Share it :