Zgjedhjet e 2019 në Kushtetuese, Koka: PS vazhdon pazarin, PD pret ofertën

Përdhosje të demokracisë dhe propagandë, e ka konsideruar gazetari Bledian Koka, deklaratën e Damian Gjiknurit për zgjedhje të mundshme të pjesshme, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin, ai tha se kjo deklaratë nuk mund të vijë nga Gjiknuri, i cili sipas Kokës duhet të ishte nën hetim për dosjen e Dibrës, por nga Gjykata Kushtetuese.

“Vjen si pjesë e propagandës që përdor PS sa herë justifikon bëmat e saj dhe një status quo që i rri ngushtë. Mundohet të inkurajojë për mes thashethemeve që mos u mërzis i se ka tortë dhe për ju. Nuk mund të jetë vokacion i Gjiknurit se ai duhet të fundit, por duhet të jetë i Gjykatës Kushtetuese. Pritet që edhe Mallakastra të mbetet pa kryetar. Gjiknuri duhet të ishte në hetim për atë që ka ndodhur në Dibër, i kapur me zë e figurë në shkelje, na flet për zbatimin e kushtetutës. Kjo është përdhosje e demokracisë”.

Dhe duke mbetur te dosja 184 e Dibrës, Koka vijon akuzat ndaj Gjiknurit dhe vetingut që shkarkoi prokurorin e çështjes.

“Fati i dosjes së Dibrës është vulosur nga vetingu që në vend ta shqyrtonte, shkarkoi prokurorin që duhet të ndiqte çështjen për të mos thënë pingpongun. Kemi të bëjmë me kapjen e sistemit. Ata që janë autorë sot na dalin si demokratë dhe zbatues të vullneteve”.

Sipas Kokës deklaratat e Gjiknurit konfirmojnë marrëveshjen Rama-Basha, për të ndarë “tortën”, por kjo thotë ai nuk do të jetë e mundur, pasi Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin e saj, për të cilin duhet të ushtrohet presion mbi atë që ndodhi në 30 qershor.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :