Shëndetësia falas, propagandë, Xhixho: Baktere të rrezikshme në sallat e operacionit dhe pacientë që presin në radhë

Shëndetësia falas, propagandë, Xhixho: Baktere të rrezikshme në sallat e operacionit dhe pacientë që presin në radhë

Anëtare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë Erisa Xhixho ka lëshuar alarmin për një situatë të rëndë dhe sistematike në sistemin shëndetësor shqiptar, duke denoncuar një sërë problematikash kritike që, sipas saj, rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Gjatë një takimi të Partisë së Lirisë më mjekët ajo tha së spitali i Traumës ka dalë jashtë funksionit, ka infeksione me baktere të rrezikshme në sallat e operacionit dhe mungesa e trajtimeve jetike për pacientët me kancer. Kemi një sistem në prag kolapsi tha ajo.

Sipas deputetes së PL, situata më alarmante paraqitet në Spitalin e Traumës, i vetmi i këtij lloji në nivel kombëtar. Sipas deputetes, që prej fillimit të një procesi rikonstruksioni që pritet të zgjasë dy vjet, spitali nuk funksionon me kapacitet të plotë. “Në momentin që spitali i vetëm kombëtar i traumës nuk funksionon, praktikisht ke cënuar sigurinë kombëtare”, deklaroi ajo, duke shtuar se në rast të një tragjedie, vendi nuk ka një qendër spitalore të aftë për të menaxhuar situatën.

Një nga pikat më tronditëse të denoncimit ishte prania e baktereve të rrezikshme në sallat e operacionit. Deputetja deklaroi se ka “raste flagrante personale të kolegëve” që kanë marrë infeksione pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua Spitalit Onkologjik, ku trajtohen mbi 7,000 raste të reja me kancer çdo vit. Për shërbimin e kimioterapisë, spitali disponon vetëm 19 poltrona për rreth 100 pacientë në ditë, një shifër dramatike krahasuar me Kosovën, e cila ka 100 të tilla. Pacientët, sipas denoncimit, detyrohen të marrin trajtim në karrige të zakonshme dhe pa ngrohje.

Erisa Xhixho: Të nderuar pjesëmarrës, miq, doktorë me shumë eksperiencë. Jam e nderuar që jam në këtë tavolinë. Në fakt, çështjet e shëndetësisë, duke qenë anëtare e Komisionit të Shëndetësisë në parlament, absolutisht që jam angazhuar edhe më shumë se ç’kam pasur angazhim më parë, sepse janë çështje që prekin çdo qytetar shqiptar. Mos pasja e një shërbimi shëndetësor cilësor, sot do të thotë që të mungojë një shërbim jetik për qytetarët. Në vazhdimësi kam kërkuar me forcë brenda parlamentit interpelanca për çështjet që ngriti doktoresha tani, për çështjen e onkologjikut. Ka një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit shumë dramatik për situatën në sistemin shëndetësor tek onkologjiku dhe ende sot, mbas tre muajsh, kjo interpelancë nuk kryhet në parlamentin shqiptar, për të vetmen arsye sepse kjo mazhorancë ka frikë përballjen dhe të vërtetat që shqetësojnë qytetarët sot. Gjithashtu kam kërkuar interpelancë për sistemin e spitalit apo atë çfarë po kalon Spitali i Traumës sot që flasim dhe më lejoni t’jua paraqes disa të dhëna. Që nga dhjetori i 2025-ës, ky spital nuk funksionon me kapacitet të plotë për shkak të rikonstruksionit, i cili do të shkojë deri në dy vite. Por në momentin që një spital traume, i vetmi kombëtar, nuk funksionon, do të thotë që praktikisht ti ke cënuar sigurinë kombëtare. Pse e them këtë? Sepse larg qoftë të ndodhi një tragjedi, të ndodhi një problematikë, ne sot që flasim nuk kemi një spital i cili të mund të adresojë në kohë reale të gjithë problematikat e sistemit. Janë 10 salla operacioni të mbyllura, ku nuk kryhet asnjë ndërhyrje. Nuk kryhen ndërhyrje apo shërbime sot përsa i përket ortopedisë, ka mungesë të protezave, ka shërbime okulistike që nuk ofrohen më në këtë spital. Trajtim të këmbës diabetike nuk ofrohet më në këtë spital. Pra, janë një sërë shërbimesh që megjithëse po rindërtohet, nuk janë marrë masa që të ketë mundësi që qytetarëve mos t’i mungojë ky shërbim shumë i domosdoshëm.

Gjithashtu, mijëra pacientë janë në lista pritje. Në lista pritje, ndërkohë që e dimë shumë mirë që shëndetësia nuk pret. Shëndetësia është me minuta, me fraksion sekondi ti mund të shpëtosh një jetë. Shumë nga operacionet shtyhen. Rastet jo urgjente janë braktisur pothuajse plotësisht dhe kjo i detyron çfarë? Pacientët të shkojnë ose tek privati, ku do të duhet të paguajnë shumë më shumë, dhe ose të trajtohen jashtë vendit. Ndërkohë, të moshuarit mbeten pa shërbim për shkak të listës së madhe të pritjes. Në këto salla operatore, dhe këtu kam raste flagrante personale të kolegëve të mi, që kanë marrë infeksione, sepse ka baktere të rrezikshme dhe kjo jo vetëm nga inspektimi i tyre i brendshëm, por edhe nga investigimet që janë bërë, janë rreth tre baktere të rrezikshme të cilat çfarë sjellin për qytetarët? Sjellin që ndërhyrjet që ata bëjnë të jenë të pamjaftueshme, të përsëriten dhe të vënë në rrezik jetën e pacientëve. Kam pasur raste kolegëve të mi që kur kanë shkuar jashtë vendit, mjekët atje kanë zbuluar infeksione bakteriale shumë të rënda në këto salla.

Të mos harrojmë gjithashtu një deklaratë skandaloze, shumë të rëndë të ministres së Shëndetësisë, e cila pranoi fare hapur atë që unë e kam ngritur me forcë që në dhjetor kur diskutonim buxhetin për shëndetësinë, që siç e tha dhe doktoresha është më i ulti në rajon, që mbas datës 20 të çdo muaji nuk mund të kryhet asnjë analizë në QSUT. Kjo është e papranueshme. Kjo është të rrezikosh jetën e qytetarëve. Si mundet një qytetar që sëmuret datë 22, 23 të çdo muaji apo 31, të mos kryejë analiza? Ndërkohë, mjekët mund ta thonë fare qartë që një pacient ka nevojë për disa analiza brenda ditës dhe jo të mos jepet fare ky shërbim. Pse ndodh kjo? Sepse ky shërbim i është dhënë koncesionarit, i është dhënë privatit. I është dhënë privatit, praktikisht shteti ka hequr dorë nga ky shërbim dhe nga përgjegjësia që ka mbi qytetarët dhe nga ana tjetër kërkohen fonde. Dhe qytetarët menjëherë, edhe nga kjo propaganda shumë e madhe e Rilindjes, thonë se nuk ka para buxheti i shtetit për shëndetësinë. Të nderuar qytetarë, jo ka para, por ka 4.2 milionë euro që janë shpenzuar vetëm për kënaqësinë e kryeministrit në një kopsht Eden dhe ku po merren dhe 700 mijë euro për vaditjen e këtij kopshti. Nja 4 miliardë euro për rrugët e Floririt që ngelën rrugëve dhe e pamë se si u bllokua Juglindja. Nja, nuk e di, nja 400 milionë euro vetëm për inceneratorët që nuk ekzistojnë. Pra, duhet të kuptojmë që para ka. Çështja është që kjo qeveri, shëndetësinë falas, jo vetëm që e kishte propagandë, por sot po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve…

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :