As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros.

As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..

Nga Basir Collaku

Një takim majtistësh të ekspozuar kundër qëndrimeve Trump pa përjashtuar luftën ndaj Iranit, u mbodhën në Barcelonë nën çadrën e Pedro Sanchez, si më radikali në vendime. U gjendën aty edhe Edi Rama e Albin Kurti, disi si majtistë e mbase edhe si pamundësi mungese partiake. Rama pasi trashi pazarin me Melonin në historinë e dështuar, sa elektorale dhe të dyshimtë të emigrantëve,.për t”i magazinuar në Shqipëri, u dynd të krekosej për gjoja demokracinë në Spanjë. Fiks etaloni autoritar me tendencë diktatoriale është ushqimi marksist për takimin.
Fshehja
I frustruar nga braktisja amerikane dhe evropiane, Rama u përpoq të fshihte takimet me vëllanë Aleks. Trumpist në drekë, kur hyzmetoset në Vlorë si investitor me dhëndërrin e vajzën e presidentit amerikan, por Anti-Trumpist në darkë, nën çadrën e përqafim-buzëqeshjen e Aleks Soros, liderit të fshatit ballkanik, duket se nuk i rrinë disa kunguj nën sqetull. Ndaj si më herët u kujdes ta fshijë ndonjë foto. Por i Zoti e shet e tellalli se jep thotë populli. Ishte Aleks Soros i vëmendshëm të ndante foto me vëlla Edi Ramën,.nga pjekja në Barcelonë. Ushtari i pasur i Sorosit nuk e blen dot të shkuarën. Blerjet e tij në Shqipëri e në lobingje janë të pakursyera. Aty shkëlqen. Por mbetet sërish vëlla i Aleksit pjesë e dukshme e klanit “Soros” Dhe përballja ndaj tyre e administratës Trump është prioritet. Ndoshta u ka thënë kundërshtarëve si ai është një “Kim Filb” këtej nga vëllazëria për të shërbyer palëve të tjera. Ky Ajtollah gjithpushtetesh në Tiranë, e ka vendosur fatin e tij jodemokratik. Inkriminimi, korrupsioni, kapja nga Mafia dalin e teprojnë. Është e lexueshme tashmë, se as Rama nuk e mbron Ramën nga Rama…Soros jo që jo..

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :