Zbulohen 4 deputetët e opozitës që do të bashkohen me mazhorancën për miratimin e Amnistisë Penale

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, deklaroi të enjten se mazhoranca i kishte 84 votat për të miratuar Amnistinë Penale, por vendosi që të mos e fuste në rendin e ditës për shkak të respektit të traditës që amnistia të votohet me konsensus.

Të gjithë ngritën dyshime për vërtetësinë e fjalëve të tij, por sot janë zbuluar 4 nga deputetët opozitarë që do të bashkonin votat me mazhorancën për të miratuar këtë projektligj.

Bëhet fjalë për 4 deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), që sipas kryetarit Shpëtim Idrizi, janë pro miratimit të Amnistisë Penale. Por sipas Idrizit, PDIU nuk do të votojë për amnisti për çështjet që kanë të bëjnë me GJKKO-në dhe SPAK.

“Duhet që të theksoj faktin që ne në parlament kemi deputetë të Kuvendit, përfaqësues, parlament është vendi i uljes, negociatave, arritjes së një kompromisi. Edhe akti i amnistisë është hap klemece, është bërë çdo vit, për t’i dhënë mundësinë një kategorie të caktuar që të gëzojnë një falje. Kjo bëhet e rëndësishme me ngarkesën që ka sistemi ynë i burgjeve. Shqipëria i ka kapacitetet 105%, kemi numrin më të madh të të burgosurve në raport me popullsinë, në Europën Lindore. Janë një barrë jo e lehtë edhe për buxhetin e shtetit. Një i burgosur, 1635 euro në muaj. Janë para të taksapaguesve shqiptare. Imagjinoni sa do të kurseheshin nëse do të dilnin 2 mijë prej tyre. Është akt klemence, kini parasysh që legjslacioni shqiptar është shumë i ashpër. Parlamentet kanë bërë amnisti. Ne jemi për ta votuar amnistinë në çdo rast, siç kemi bërë çdo vit. Ne shkojmë rëndom çdo të enjte në parlament, në fund na thonë, u prish kompromisi në fund fare.

Ajo që më vjen të them, ne nuk ka konsultuar kush për çfarë nuk po bien dakord këto dy palët. Ne do të jemi kundra nëse bëhet fjalë për amnisti që kanë të bëjnë me GJKKO dhe SPAK. Bërja e diskutimeve edhe për amnistinë, e parë me sytë e interesit partiak, tregon që ne në parlament kemi humbur kuptimin se përse ekziston parlamenti. Për çdo ligj, duhet të diskutojmë, të kemi konsensus, që produkti të jetë më i mirë”, tha Idrizi në Abc News

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :