Xhaferri: Servil i përulur me ndërkombëtarët, cub me vartësit dhe gazetarët!

Nga Besart Xhaferri/

Lajmësi nuk preket dhe ky kod  i lashtë është respektuar dhe në ditët më të errëta të këtij vendi.

Gjesti i sotëm i Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta, ishte i rëndë por jo i paprecedentë për Edi Ramën.

Gazetarët janë në misionin e tyre fisnik për të kërkuar transparencë në emër të publikut dhe çdo akt dhune verbale dhe fizike ndaj tyre është i papranueshëm dhe i rëndë, aq më tepër kur bëhet nga kreu i shtetit.

Sjellja prej cubi e tij me gazetarët dhe vartësit  është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Kur shoh këtë sjellje prej harbuti më vjen ndërmend sjellja e tij prej servili të pështirë me ndërkombëtarët, të cilëve për hir të pushtetit është i gatshëm t’u japë gjithçka.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :