Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi sot se Shqipëria ka harxhuar plot 690 milionë euro energji, e duke ja hedhur fajin për këtë qeverisë Rama dhe KESH ai u shpreh se mbreti ka kohë që ka dalë lakuriq por SPAK nuk e sheh.
DEKLARATA
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Po ndosin Vlorën duke prodhuar energji, qëndrojnë ende të ankoruara në Portin e Vlorës pa bërë absolutisht asgjë. Qiraja ditore që shqiptarët paguajnë për këto dy anije është rreth 90 mijë euro në ditë, dhe në fund të periudhës dy vjeçare, ne do të paguajmë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë.
Ja pra, këto janë faktet lakuriq. Sepse mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK nuk e sheh.
Cikli “pushtet për të vjedhur para’ dhe para’ për të blerë pushtetin” do të marrë fund. Për shkak të këtij cikli, shqiptarët u varfëruan, u poshtëruan dhe u përzunë nga vendi. Nuk ka më asnjë mundësi, me apo pa McGonigal-ë, me apo pa media të blera, me apo pa “çunat e mirë” të krimit, të mposhtësh Shqiperinë dhe shqiptarët.
Nga Jugu në Veri, nga Drini në Vjosë, shqiptarët e plaçkitur duhet t’i dalin zot Shqipërisë së përdhunuar!




