Vendimi unifikues i GJL – Muçi: S’ishte i nevojshëm, masë paraprake ndaj funksionarëve të lartë!
Një vendim i fundit unifikues i Gjykatës së Lartë për caktimin e masave të sigurisë ka ngjallur debate, me ekspertww të fushës që e cilwsojnw atë jo si një nevojë juridike, por si një lëvizje të ndikuar nga konteksti politik dhe si një mjet presioni ndaj gjykatave më të ulëta.
I ftuar nw ‘Kafe Shqeto’ nw Syri Tv, ish prokurori Besnik Muçi tha se vendimi është më shumë një përpjekje për të “qartësuar, saktësuar dhe standardizuar” zbatimin e ligjit, sesa një ndryshim thelbësor i praktikës gjyqësore.
Muçi nuk e kurseu ironinë, duke thënë se Gjykata e Lartë po “u mëson gjyqtarëve se si duhet të zbatojnë ligjin”, duke stuar se vendimi thekson parime që tashmë duhet të ishin të njohura.
Sipas tij, nuk ka pasur një nevojë reale për një vendim të tillë, duke qenë se vendimi i fundit unifikues daton në vitin 2011 dhe ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale janë bërë në vitin 2017.
Pwr ish prokurorin, Gjykata e Lartë e mori këtë nismë vetëm një ditë përpara se Parlamenti të merrte një vendim të rëndësishëm për imunitetin e një eksponenti të lartë të mazhorancës.
Ky fakt, thekson ai, tregon se vendimi mund të jetë një reagim ndaj zhvillimeve politike dhe jo një domosdoshmëri ligjore. Për rrjedhojë, qëllimi i vërtetë i këtij vendimi unifikues interpretohet si një “tentativë e Gjykatës së Lartë për të ushtruar presion mbi gjykatat e ulëta”.
Them se e njohim pak këtë fushë, sepse e para kemi punuar, u bënë nja 30 vjet me këtë, me këto çështje dhe disi më duket, por është pak edhe histori kështu. Tani, kjo puna e këtij vendimit unifikues është si historia e pas, në fillim të viteve ’90 që po vinin, po bënin edukatë seksuale nëpër zona, fshatra dhe po i mësonin njerëzit si të thotë marrëdhënie, fëmijët e të tjera dhe burrat e vjetër thoshin, po ne çfarë kemi bërë gjithë jetën, pa mësuar këto punë. Edhe kjo punë tani, Gjykata e Lartë del tani dhe i mëson gjyqtarët se si duhet të zbatojnë ligjin. Sepse ky vendim, unë them që, pavarësisht se ne themi ka një vendim unifikues, kjo është thjesht, sikurse shprehet vetë gjykata, është një iniciativë ose një vendim për të qartësuar, saktësuar, standartizuar dhe jo sikurse është koncepti ligjor që është ndryshimi i praktikës gjyqësore, ose njësimi i praktikës gjyqësore.
Pra, ndodhen në kushte të vështira, pra ndodhen në kushte kur duhet të bënte diçka Gjykata e Lartë, për shkak të disa komponentëve të tjerë, sepse jemi në një kontekst të tillë, konteksti ku ka dalë kjo iniciativë. Pra, kishim një, të themi, këtë gjë që e thatë dhe ju, një propagandë politike sidomos nga eksponentë të lartë të partisë në pushtet, për merakun që ata kishin për masat e sigurimit dhe arrest në burg për qytetarët. Por, e marrë gjithashtu kishim dhe iniciativën politike për të lehtësuar punën e gjykatës në caktimin e masave të sigurimit, sidomos për zyrtarët e lartë, që ishte iniciativa për të hequr masën e pezullimit nga kodi i procedurës, kodi i procedurës penale. Iniciativë që ngeci, pavarësisht se u shumë e debatuar. Gjithashtu ne e dimë që kjo iniciativë, për shembull, nuk duhet harruar dhe datat, është marrë nga Gjykata e Lartë një ditë para se në parlament të merrej një vendim shumë i rëndësishëm për, lidhur me një eksponent të lartë të, të mazhorancës.
Pra, për të hequr masën e imunitetit. Pra, i gjithë ky kontekst historik bën që ne nuk kemi një shqetësim, shqetësimi kryesor nuk është themi masat e sigurimit, sepse Gjykata e Lartë aty ka qenë, masa e sigurimit të arrest me burg. Asnjëherë deri para datës së kësaj iniciative nuk është marrë një vendim nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ose nga aq më shumë nga Kolegjet e Bashkuara i lidhur me çështje që kanë të bëjnë me masat e sigurimit. Vendimi i fundit është që nga viti 2011. Ndryshimet ligjore të fundit në procedurën penale janë të vitit 2017.
Dhe unë them që nuk ka pasur nevojë fare për të dhënë një vendim unifikues. Por thjesht kjo është një justifikim ose një tentativë që Gjykata e Lartë kërkon të bëjë një farë presioni gjykatave të ulëta, që në caktimin e masave të sigurimit, sidomos për zyrtarët e lartë, sepse thelbi i kësaj është e lidh rrezikun shoqërore, veprës dhe autorit, jo thjesht me veprën penale dhe masën e dënimit, por me personalitetin, me rrethana të tilla që individuale që kanë me personin konkret. Pra, në një farë mënyre, më shumë sesa një person konkret, kjo është një masë paraprake për veprime të mëtejshme që mund të marrë prokuroria ose gjykata ndaj funksionarëve të lartë publikë.




