Vendimi i Qeverisë/ Ç’ duhet të bëjë një punonjës policie që të përfitojë qiranë në rast transferimi

 

POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Qeveria vështirëson procedurat për marrjen e pagesës së qirasë në rast transferimi brenda dhe jashtë vendit të një punonjësi të Policisë së Shtetit. Ja cilat janë procedurat e reja

 

Qeveria ka vendosur të “shtrëngojë rripat”  lidhur me pagesat  shtesë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët për arsye pune transferohen brenda territorit të vendit dhe jashtë tij. Në vendimet e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e qerasë për policët që transferohen. Por për të marrë qiranë, një punonjës i policisë më parë duhet të plotësojë disa kritere. Në rast të kundërt e humbet të drejtën për përfitim. Qiraja paguhet në rast se transferohesh 36 kilometra nga vendbanimi i përhershëm. Por këtu nis dhe vuajtja e një polici. Ai duhet të kalojë disa procedura burokratike para se të marrë paratë. Ato nisin nga vërtetimi që nuk ke  banesë në zonën ku je transferuar, nuk je në proces legalizimi të ndonjë banese në zonën ku shkon , vërtetim nga hipoteka e shumë dokumente të tjera. Qeveria e ka parë të arsyeshme të paguajë qiranë  duke mos dhënë asnjë qindarkëpër shpenzime të tjera.

 

Ja cilat janë pikat nëpr të cilat kalon tërheqja e parave

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 70, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

  1. Kur punonjësi i policisë emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda dhe jashtë vendit, i paguhet qiraja e banesës, kur nuk i sigurohet ajo.
  2. Punonjësi i policisë që emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda vendit, përfiton kompensim për qira banese, nëse emërohet/transferohet për shkak të detyrës dhe/ose për nevoja pune, në largësi mbi 36 km.
  3. Masa e kompensimit për qira banese, për punonjësin e policisë të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, është, si më poshtë vijon:
  4. a) Kur punonjësi i policisë nuk merr me vete në vendemërimin e ri të punës pjesëtarët e familjes, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 43.93 m²;
  5. b) Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe një person dhe e merr në vendemërimin e ri të punës, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 56.47 m²;
  6. c) Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe dy persona dhe i merr në vendemërimin e ri të punës, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 79.74 m²;

ç) Kur punonjësi i policisë, ka në ngarkim dhe tre persona a më shumë dhe i merr në vendemërimin e ri të punës, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 80.50 m².

  1. Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të policisë vërtetohet me certifikatën e gjendjes familjare.
  2. Njësia shpenzuese në Policinë e Shtetit bën kompensimin e qirasë së banesës të punonjësit të policisë, përkundrejt paraqitjes së kontratës së qirasë, në vlerë jo më të madhe se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në vendimin nr.469, datë 3.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”. Vlera minimale mujore e çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira do të përllogaritet në bazë të vlerës mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë, sipas njësive administrative, të përcaktuara në udhëzimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.
  3. Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 2, të këtij vendimi, punonjësi i policisë paraqet në organin ku është transferuar dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. a) Kërkesë me shkrim, pranë njësisë buxhetore ku është i punësuar;
  5. b) Fotokopje të kartës së identitetit, certifikatën e gjendjes familjare;
  6. c) Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës ku është i transferuar;

ç) Vërtetim nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se ai nuk ka banesë në juridiksionin ku është transferuar;

  1. d) Vërtetim nga ALUIZNI se punonjësi i policisë nuk ka aplikuar për legalizim banese në juridiksionin ku është transferuar.
  2. Titullari i njësisë shpenzuese verifikon, nëpërmjet strukturave të varësisë, vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga punonjësi i policisë dhe të zbatimit të kontratës së qirasë.
  3. Punonjësi i policisë që përfiton trajtim me qira banese nuk do të trajtohet me pagesë për kompensim udhëtimi, sipas pikës 1, të vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”.
  4. Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë në juridiksionin territorial të drejtorisë vendore të policisë apo komisariatit të policisë ku ai bën pjesë.
  5. Punonjësit të policisë, i cili për shkak të detyrës dhe/ose për nevoja pune emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, jashtë vendit, i paguhet qiraja e banesës, kur nuk i sigurohet ajo.
  6. Përcaktimi i apartamentit të banimit, që punonjësi i policisë do të marrë me qira, dhe i masës së pagesës së qirasë, sipas pikës 10, bëhet nga një komision vlerësimi në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, i cili përzgjedh ofertën më të leverdishme, mbi bazën e shqyrtimit të tre ofertave të marra nga ky punonjës, nga 3 shoqëri imobiliare.
  7. Punonjësi i policisë, sipas përcaktimit në pikën 10, pasi merr miratimin për ofertën e përzgjedhur, nënshkruan kontratën e qirasë së apartamentit të banimit për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtë ripërtëritjeje me të njëjtat kushte. Kontrata e qirasë, detyrimisht, duhet të bëhet në një zyrë noteriale në shtetin respektiv.
  8. Procedurat standarde të punës për verifikimin e vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga punonjësi i policisë, të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë dhe pagesës së qirasë së banesës, sipas përcaktimeve të pikave 10, 11 e 12, të këtij vendimi, miratohen me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit.
  9. Fondi i përcaktuar për pagesat e qirave për strehim planifikohet çdo vit në programin buxhetor të Policisë së Shtetit.
  10. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :