Protesta e 8 majit/ Berisha: Ne nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim dhe do bëjmë gjithçka për largimin e tij

Protesta e 8 majit/ Berisha: Ne nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim dhe do bëjmë gjithçka për largimin e tij

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbyllje të fjlës së tij u shpreh se protesta e 8 majit synon të denoncojë, sipas tij, kapjen e institucioneve nga qeveria e Edi Rama dhe mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë.

Ai theksoi se qytetarët dhe opozita duhet të qëndrojnë në protestë të vazhdueshme si mjet reagimi politik

Berisha deklaroi se kjo është një betejë për votën e lirë dhe për ndarjen e pushteteve në vend. Ai shtoi se opozita nuk pajtohet me këtë qeverisje dhe do të vazhdojë përpjekjet për largimin e saj.

Lidhur me protestën e 8 majit, çfarë synoni konkretisht të arrini me të dhe pse qytetarët duhet të besojnë se kjo protestë do prodhojë rezultat real, ndryshe nga të mëparshmet?

Fjala e tij:

Do ta shtrojmë në këtë mënyrë. Edi Rama, pasi shkelmoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, çdo vendim tjetër, de facto i vuri çelësat drejtësisë.
Dëshmoi se për atë nuk ka asnjë interes tjetër përveç pushtetit dhe karriges së tij.
Unë besoj se ju nuk prisni që gjykatës dhe prokurorë të dalin rrugëve të protestojnë ndaj akteve të Edi Ramës.
Nuk prisni gjithashtu që komuniteti ndërkombëtar të sjellë polici apo ushtri për të larguar Edi Ramën pse ai nuk dëgjoi deklaratat e tyre.
Kjo do të thotë që ne të protestojmë, të protestojmë, të protestojmë në mënyrë të vazhdueshme.
Të gjithë ata që e konsiderojnë jetike për vendin votën e lirë, që konsiderojnë jetike për vendin funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndarjen e pushteteve, duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë të protestojnë kundër këtij regjimi gjer në largimin e tij.
Ndaj dhe ne qëndrojmë në këmbë.
Qëndrojmë dëshmitarë së pari se nuk mposhtemi nga Edi Rama.
Qëndrojmë dëshmitarë së dyti se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim dhe do bëjmë gjithçka për largimin e tij.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :