Vendi kontrollohet nga kartelet’, Alizoti: Nuk integrohemi me propagandë
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian që ka hasur në pengesa serioze nga një serë vendesh të BE, që nuk janë thjesht teknike, por thelbësore dhe lidhen me vetë funksionimin e demokracisë në vend.
I ftuar në Syri Tv, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Tomorr Alizoti tha se anëtarësimi në klubin evropian nuk arrihet me “premtime, recitime parlamentare apo propagandë televizive”, por me përvetësimin e vlerave themelore demokratike.
Alizoti thekson se kriteret themelore të anëtarësimit, si ato të Kopenhagës, kërkojnë që një vend kandidat të jetë një demokraci funksionale, me një treg të lirë dhe një shtet të së drejtës, ndërsa Shqipëria paraqet sfida serioze.
Për ligjvënësin demokrat, edhe pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, vendi nuk ka arritur ende të garantojë zgjedhje plotësisht të lira, të cilat konsiderohen “A-ja, hapi i parë” i çdo demokracie.
Shqipëria sot po përjeton një “betonizim në autokraci”, shtoi më tej deputeti i PD, më shumë sesa një konsolidim të demokracisë. Kjo manifestohet në kapjen e shtetit dhe dobësimin e sistemit të drejtësisë.
Për këtë, Alizoti solli refuzimin e vazhdueshëm nga ana e mazhorancës parlamentare për të hapur rrugën për hetimin e zyrtarëve të lartë, duke treguar se shteti i së drejtës nuk funksionon njësoj për të gjithë.
“Një pjesë e mirë e njerëzve e kanë të qartë çfarë është Bashkimi Evropian. Anëtar i një klubi apo i një bashkimi të madh siç është Bashkimi Evropian nuk bëhesh me premtime, nuk bëhesh me recitime parlamentare, me propagandë televizive. Madje kjo është e kundërta. Propaganda, recitimet, lavdërimet, janë tipare të autokracive dhe jo të demokracive. Bashkimi Evropian është një bashkim i parë në tërësinë e tij, në principet e tij, bashkim vlerash. Dhe pyetja dhe diskutimi me ju dhe me publikun është A është Shqipëria në të vërtetë një shoqëri demokratike? Ka Shqipëria institucione demokratike?
Sepse kriteret e Kopenhagenit, që janë të gjitha paktet dhe traktatet janë të rëndësishme, por ndër më të rëndësishme, anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon të jesh një vend demokrat. Kjo bazohet dhe në filozofinë e demokracisë në vetvete që pa një treg të lirë nuk ka demokraci. Pa një shtet të së drejtës nuk ka demokraci. Këto janë shtylla themelore, kryesore të Bashkimit Evropian. Prandaj ai sot është një bashkësi me demokracinë më të madhe, nëse mund ta themi, në tërë botën, që janë vendet më, më të lira për individin, ku individi është më i lirë në jetën e tij dhe ushtrimin e demokracisë. Se këto për mua janë themeli, janë baza e gjithçkaje.
Sot Shqipëria që ne diskutojmë që flasim për atë, është më demokratike? Shqipëria është absolutisht jo më demokratike. Shqipëria sot ka marrë një rrugë e cila po shkon dhe po stabilizohet, me e thënë popullorçe fare, po betonizohet në autokraci sesa në demokraci. Pra janë dy elementë të kundërta. Dhe meqë diskutimi publik edhe mediatik është përqendruar shumë në çështje teknike, teknika është shërbimi i qëllimit. Pra është procedura e qëllimit të një vendi i cili kërkon të demokratizohet. Kjo Shqipëri që ne flasim sot e ka pothuajse një pjesë të madhe të rinisë të gjithë në emigrim. Kjo Shqipëri që ne flasim sot kontrollohet realisht, ngaqë unë nuk dua ta bëj këtë renditje që bandat, realisht kontrollohet nga krimi i organizuar, nga kartelet.
Po nuk ka nevojë sepse ne, përveç vlerësimit të tyre që vlejnë këto, po nuk ka nevojë të vijë dikush nga Belgjika, apo dikush nga Italia, nga Anglia, nga Gjermania, nga një vend i nderuar, të na thotë çfarë ndodh në Shqipëri. Ne e dimë që në Shqipëri, po nuk pate dy miq, po nuk je, po nuk je me të fortin dhe po të jesh vetë i dobët, nuk ke shans të jesh i lirë dhe të jetosh, të shijosh demokracinë. Pra Shqipëria sot, dhe i kthehem dhe njëherë kritereve të Kopenhagenit, po u rri dhe unë në këtë grackën e burokracisë, e teknikalitetit. Nuk ka realizuar në kaq vite, 30 e ca vite, zgjedhjet e lira, që janë thelbi kryesor që fillojnë, që është gjëja, është A-ja, hapi i parë që një vend të jetë demokratik.
Ngërçi është thelbësor. Pra ne në momentin që diskutojmë për diçka teknike, ose kthejmë çështjen teknike, i humbim elementin kryesor që është ëh, integrimi i BE-së, janë principet. Ne nuk i kemi principet si shtet të jemi vend i BE-së. Ku ka vend? Jo në BE, po shkojmë në vende autokratike, që nëse ëh, në fazat, në vendet autokratike në fillimin e tyre, që të refuzohet haptas me votat e të gjithë deputetëve të mazhorancës, për të refuzuar hetimin ose t’i hapet rruga drejtësisë për numrin dy të qeverisë, ku të gjithë e dinin që numri dy i qeverisë doli dhe më i fortë se numri një i qeverisë. Pra nuk ka shtet të së drejtës. Në momentin që ti je i dobët, drejtësia të ngacmon, të rrëmben. Në momentin që je i fortë, ajo rri larg teje.
Dhe ata që janë pjesë që kanë dashur dhe mirë bëjnë sepse Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, është gjë e mirë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Por nuk mund të jetë artificiale, nuk mund të jetë false. Pra duhet të jesh pjesë e një bashkësie kur ke tiparet me atë. Tiparet, vlerat krijojnë një bashkësi. Ti nuk i ke vlerat si ata. Nuk është se ti ndërrove një ministër, bëre një ministër i cili nga mëngjesi deri në darkë ka filluar të gabojë e të rregullohet. Puna e tij nuk po merrem me atë, sepse unë ja kam thënë dhe ministrit të jashtëm, nuk je ti ministri i jashtëm.
Ministri i jashtëm është kryeministri, i cili fantazon, mendon, i cili nuk mund ta çojë Shqipërinë në BE. Unë vij prapë nga Gjermania, dhe kur raportet e BND-së, shërbimit sekret gjerman, mbi Shqipërinë, mbi portin e Durrësit, mbi krimin e organizuar, mbi kartelet, se nuk është krim i organizuar, është më shumë se krim i organizuar, të cilat kanë kapur ekonominë e Shqipërisë, por dhe të Ballkanit, të jesh pjesë e BE-së, nuk shkon. Njerëzit që ikin nga Shqipëria, ikin për këtë arsye. Nuk ikin vetëm nga varfëria, ikin dhe nga mos drejtësia dhe nga pashpresa, pasiguria që ka kapur njerëzit.”- tha Alizoti.




