Basir Çollaku: Begaj sillet si polic 2500 eurosh! Shefat e komisariateve marrin zarfat muaj për muaj…
Gazetari Basir Çollaku kritikon qëndrimin e presidentit Bajram Begaj lidhur me protestat dhe situatën.
‘Begaj sillet si polic 2500 eurosh’ tha me ironi Çollaku në studion e Task Force, duke nënkuptuar se Begaj është urdhrat e Ramës dhe bën si do kryeministri
Kam vënë re Ramën gjatë 15 ditëve të revoltës, se nuk është 15 ditë protestë, është 150 ai thotë shteti shteti. Me veprimet që ne shohim Begaj sillet si polici 2500 eurosh.
Rama ka frikë nga dy gjëra. Në rastin më të mirë nga burgu, në rastin më të keq nga vrasja
Çfarë është duke ndodhur këtu? Në dërgesën e parë të përgjimeve të Sky ECC kanë qenë rreth 300 oficerë policie të niveleve të larta të përfshirë në lidhje me grupet dhe me bandat.
Kjo u konfirmua më pas edhe nga deklarimi i Dumanit në Kuvend në seancën dëgjimore. Po ku është situata tani? Çfarë janë duke bërë këta? Unë kam hulumtuar le të themi të dhënat, vendimet, atë që bën SPAK-u, juridiksioni i përgjithshëm. Nuk më rezulton as 1% e këtyre emrave të jenë në hetim, të dënuar, të ndëshkuar. Këtu kemi, te kjo paketa informative le të themi, ka edhe prokurorë, ka edhe gjyqtarë. Ç’ndodh tani në terren? Kryesisht në Tiranë, por edhe nëpër rrethe, ku secila bandë ka në hyqëm nga një qark. Baste në të zezë. Ka tre vjet, në çdo qark, duke përfshirë Tiranën, janë dhjetëra dhe qindra milionë euro që xhirojnë nga këto grupe kriminale dhe çdo drejtues komisariati, shefa krimi, shefa rendi, drejtorë, marrin zarfat muaj për muaj për të lejuar këtë biznes.
Këtu futet edhe shpërndarja e drogës, edhe call center-at. Të gjithë shkojnë me zarfat këtu. Përqindjen e merr edhe kryepolici i madh që është Rama dhe këta tani nuk janë duke bërë dajakun për 2500 eurot, se këta marrin 500 euro në orë me këtë lloj biznesi të paligjshëm.
Dhe ky aktivitet nuk është në mosdijeni të drejtuesve të strukturës së posaçme apo të juridiksionit të përgjithshëm dy Çelave.
Ka qenë një përgjim shumë interesant, nuk e di nëse sipërmarrësi ka përcjellë në strukturën e posaçme, se pas 7 orëve qëndrim në prokurori ndodhin edhe çudira të mëvonshme i aktorëve vërtetë të një niveli shumë të lartë pushteti, vendas dhe të huaj, për këtë histori.
Një histori pazari dhe dallavere, e cila dikush e ka ruajtur, dikush e ka dokumentuar, dikush e ka përgjuar. Dhe kjo sigurisht nuk e lë jashtë pazareve njeriun që i bën të gjitha pazaret sot në Shqipëri, që është Edi Rama.
Në dijeninë time janë duke ndodhur këto ditë edhe tendera të tjerë të paligjshëm. Në adresë të përgjimeve, kanë futur edhe pajisje të paligjshme, të cilat Rama po mundohet t’i varë si çengel në një institucion. Ka shëtitur në disa institucione dhe disa drejtues nuk kanë pranuar që ta firmosin, se e dinë se shkresa, zhurma mbetet dhe e dinë që do të japin hesap.
Është çështja e një historie pajisjesh që kanë ardhur nga jashtë, janë në sferën e përgjimeve. Ai do t’i formalizojë si tender. Disa institucione nuk e kanë marrë përsipër për ta bërë. Dhe ai tani po mundohet të gjejë një dudum atje që do të nënshkruajë, të firmosë që ta përdorë.




