Vasili: Koha për revoltë! Duhet të çlirojmë vendin nga pushtimi mafioz rilindas me çdo mjet e çdo mënyrë

Nga Petrit Vasili

Te gjitha pushtetet kunder qytetarit, revolta çlirimi i tyre!

 

Rrembimi i te gjitha pushteteve nga Rama dhe rilindja eshte shkaku i vetem i asgjesimit te shtetit ligjor dhe shpopullimit tragjik.

 

Qytetaret sot si kurre me pare nuk kane ne krahun e tyre asnje nga pushtetet ne Shqiperi.

 

Perkundrazi te gjitha pushtetet jane armiqsisht dhe ne menyre te pameshirshme kunder tyre.

 

Dyert e te gjitha pushteteve ne Shqiperi jane totalisht te mbyllura per qytetaret e thjeshte.

 

Pushteti ekzekutiv i korruptuar gjer ne palce vjedh dhe grabit cdo minute dhe ushtria e te korruptuarve numeron mijra rilindas e patronazhiste qe nga i kryekorruptuari Rama deri tek drejtore e shefa gjithfaresh te shperndare ane e mbane vendit.

 

Pushteti Legjislativ, Parlamenti, eshte shnderruar ne nje institucion hajduterie shteterore, qe vetem voton ligjet me porosi te Rames per vjedhjen e pronave dhe te cdo interesi e finance publike dhe eshte shnderruar vetem ne nje noterizues me votë i vjedhjes se miliarda euro prej qeverise.

 

Pushteti i Drejtesise eshte shnderruar ne nje zgjatim te neveritshem te qeverise, qe funksionon me regji dhe qe ndeshkon qytetaret e tjeshte qe riparojne nje cati apo nje kotec dhe nuk prek aspak peshkaqenet Rama e Veliaj dhe aferat e tyre te vertetuara me mijra fakte e prova si dhe lejon me ndergjegje te plote vazhdimin e plackitjes se prones shteterore dhe financave publike

 

Pushteti Lokal eshte thjesht nje bordero gjigande punesimi te dhjetra mijra patronazhistesh, qe nuk ofrojne asnje sherbim pervecse vjedhin pa pushim.

 

Parulla e rilindjes eshte “Te gjitha pushtetet kunder qytetarit dhe ne funksion te Rames dhe hajduteve te tij” .

 

Populli, qe ngre te gjitha pushtetet per ti sherbyer atij, per shkak te rrembimit mafioz, i ka te gjitha keto pushtete armiq te betuar kunder tij.

 

Egersia dhe dhuna e pushtetit ndaj protestave te qytetareve, qe mbrojne banesat,pronat, ujin e pijshem, mungesen e sherbimit shendetesor, te shkollave, te rendit publik, te sigurise se ushqimit etj etj tregon fytyren e zeze te Rames ne pushtet.

 

Reagimi me cdo forme dhe me te gjithe forcen i qytetareve, te cileve Rama jua kane rrembyer te gjitha pushtetet eshte plotesisht legjitim.

 

Ndaj clirimi i pushteteve nga pushtimi mafioz rilindas dhe kthimi i tyre ne duart e qytetareve me çdo mjet dhe çdo menyre nuk pret më, koha eshte tani.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.