Topalli: Kryeministri nuk është influencer, duhet të japë llogari!

Topalli: Kryeministri nuk është influencer, duhet të japë llogari!

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë të vazhdueshme në seancat plenare dhe shmangie të kontrollit parlamentar.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli deklaroi se në historinë parlamentare të Shqipërisë, të gjithë kryeministrat kanë qenë të pranishëm për t’iu përgjigjur interpelancave, mocioneve dhe pyetjeve të opozitës, ndërsa sipas saj Rama po refuzon të përballet me Kuvendin.

Jozefina Topalli: Zoti kryetar, nëse do shikoni arkivin e parlamentit të Shqipërisë në 25 vite, do gjeni aty se kryeministrat e Shqipërisë, me Fatos Nanon, Sali Berishën, Ilir Metën, kush ka qenë, kanë qenë gjithmonë aty, në karrigen që i takon kryeministrit, për t’ju nënshtruar pyetjeve, interpelancave, mocioneve dhe çdo kërkese që parashikon rregullorja e Kuvendit, për të matur standartin e demokracisë përmes kolonës së kontrollit.

Ju dini se kryeministri nuk është një influencer. Qënia e pushtetit nuk matet me sa gjatë kryeministri flet në televizor, po sa ai pranon një ndër kushtet kryesore të demokracisë, që është parlamentarizmi dhe kontrolli që pakica ka mbi shumicën. Ndaj dhe unë këtë nuk e them, thjesht për ta thënë, por ne kërkojmë një përgjigje nga kryetari i parlamentit.

Pse nuk vjen kryeministri në, në seancë plenare? Pse nuk vjen kur i kërkohen interpelancat? Pse nuk vjen kur ka një mocion? Pse nuk vjen kur do shqyrtohet çështja kryesore për të cilën ai e ka pasur, shtyllën kryesore të fushatës së tij? Kërkojmë përgjigje, zoti kryetar.

Share it :