Euro bam, bananet bam bam bam

Euro bam, bananet bam bam bam

Nga Basir Collaku

Shqipëria nuk njeh vetëm ortekun e eurove, por dhe të bananeve.
Sipas Organizatës botërore të tregëtisë, jemi vendi i 61 importues i bananeve, nga 205 në total. Në raport me numrin e popullsisë, konsumatorëve, vendi 61 nuk duket realist. Është thjesht tregues nominal. Duhet të zëmë vend akoma më të lartë në importin e bananeve në terma reale.
Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri:
Në 2013 u importuan 15 mijë tonë banane.
Në vitin 2016, 22 mijë tonë
Në 2020, viti i kovidit, 27 mijë tonë
Në 2021, 34 mijë e 400 tonë.
Në 2023, 33 mijë e 500 tonë.
Në 2025, 34 mijë e 500 tonë.
Përsa i përket konsumit vjetor në vend:
Në janar-prill konsumohen 3500 tonë banane.
Në maj-gusht, konsumi bie, 1500-2000 tonë. Pra në periudhën e pikut, as turistët nuk konsumojnë shumë banane…
Në shtator-dhjetor ristabilizohet konsumi, 2500-2800 tonë banane.
Nga Ekuadori vijnë 77% e bananeve, nga Kolumbia, 12% dhe pjesa që mbetet, nga Kosta Rika dhe Meksika.
Herë pas here në tregun e pakicës konstatohet rënie akute dhe drastike e çmimit të kg të bananeve, nga 220-230 lekë, në 160-170 lekë.
Pse ndodh kjo?
Si shpjegohet që importi i bananeve për 13 vjet është dyfishuar?
Mos vallë importi dhe transporti i bananeve mbulon diçka tjetër?
Mesa duket, ashtu si dhe çvlerësimi dramatik i euros, edhe bananja e ka bishtin prapa!

Share it :