Imunitet për guvernatorin, qeveria projektligj të ri për Bankën e Shqipërisë
Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë nukmund të arrestohen, ast’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës pa autorizimin e GjykatësKushtetuese. Qeveria shqiptare kërkon t’i japë imunitet nëpërmjet një projektligji të ri për Institucionin qendror financiar.
Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç rasteve kur kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi. Gjykata Kushtetuese merr vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja.
Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar Kz projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, ja pamundëson drejtësisë që të përsërisë një arrestimim të ngjashëm siç ndodhi në 2014 me prangosjen e ish-guvernatorit të BSH Ardian Fullani.
Një tjetër mbrojtje ligjore si kreut të bankës dhe anëtarëve të këshillit u jepet dhe për nismën e shkarkimit nga detyra. Qeveria do të ketë të drejtë të kërkojë nga kuvendi largimin por në mes futet gjykata kushtetuese, Këshilli njofton anëtarin ndaj të cilit ka filluar procedura e shkarkimit, i cili ka të drejtë t’i paraqesë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e vlefshmërisë së propozimit ose rekomandimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit.
Paraqitja e kërkesës pezullon çdo procedurë shkarkimi në Kuvend deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese brenda 60 ditëve. Përpos mbrojtjes për Guvernatorin, në draft ligjin i cili vjen sipas qeverisë si detyrim për përafrimin me legjislacionin e BE, për herë të parë parashikohet emetimi i Lekut Digjital, duke e njohur monedhën digjitale si pjesë të monedhës kombëtare




