Tomorri: Rezoluta për integrimin në BE gjë e mirë, por pa efekt real, problem mbetet qeveria
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar rezolutën për integrimin europian dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke ngritur pikëpyetje mbi vullnetin real të qeverisë për të avancuar në këtë proces.
Sipas Tomorrit, votimi i një rezolute për integrimin është një sinjal politik pozitiv që i shpreh Europës vullnetin e forcave politike dhe të popullit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, por ai theksoi se një dokument i tillë nuk ka fuqi legjislative dhe nuk e detyron qeverinë të veprojë.
Ai tha se në institucionet europiane nuk ka pasur asnjëherë bindjen se opozita shqiptare ka qenë kundër integrimit, ndërsa shtroi pyetjen nëse qeveria e kryeministrit Edi Rama e dëshiron realisht anëtarësimin në BE.
Po pse ju mendoni që Edi Rama ka, e ka problem të të firmosë apo të votojë dokumenta të tilla?
Grupi i vet. Partia Socialiste, kur themi Edi Rama themi Partia Socialiste. Problemi është ky që, ok, ajo është një rezolutë, mirë bëhet që votohet sepse i i shpreh Europës edhe njëherë vullnetin e të gjitha forcave politike, parlamentit të Shqipërisë dhe popullit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, por ne duhet të kemi parasysh disa gjëra. Së pari, rezoluta nuk është një dokument me fuqi legjislative, një dokument që kushtëzon qeverinë.
Ne jemi, ne kemi një problem që kemi ligje dhe qeveria nuk do t’ia dijë fare, i shkel sa herë të ketë qejf, jo më çështje rezolute. Dhe unë nuk mendoj që ka qenë ndonjë idiot në Bashkimin Europian, në Komisionin Europian apo në Parlamentin Europian që ka menduar ndonjëherë se Partia Demokratike e Shqipërisë ka qenë kundër integrimit. Pavarësisht se çfarë mund të paralajmërojë.
Nuk, nuk besoj që ka pasur një në Bruksel që mendonte që Partia Demokratike është kundër anëtarësimit apo opozita është kundër…
Çështja shtrohet, a e do qeveria e Edi Ramës anëtarësimin apo jo? Kjo është pyetja që ka sot, sepse veprimet që bën mazhoranca dhe qeveria. Pra, ti mund të thuash që unë Bashkimin Europian do anëtarësohem, po në qoftë se nuk zbaton ligjin, në qoftë se vendos parlamentin barrikadë, barrikadë për hetimin e zyrtarëve të qeverisë tënde, në qoftë se ke instaluar një regjim, në qoftë se nuk pyet për shtetin ligjor, në qoftë se manipulon zgjedhjet…
Në qoftë se përdor burime shtetërore për zgjedhjet, nuk respekton standartet më minimale demokratike, atëherë do të thotë që ti nuk e do anëtarësimin.
Çfarë ndodh mbas kësaj rezolute? Çfarë do të ndodhë? Asgjë’, u shpreh gazetari.
Duke folur për ambasadorët e vendeve të BE-së dhe jo vetëm, në Tiranë gazetari Klodian Tomorri u shpreh se, ata nuk kanë asnjë ndikim.
‘Këta nuk informojnë asgjë. Po të them edhe njëherë, jemi sot, e pranojmë të gjithë që procesi i anëtarësimit ka ngecur, procesi i integrimit ka ngecur me IBAR-in. Tani, IBAR-i që ka bllokuar, që kanë bllokuar vendet anëtare të Bashkimit Europian, disa vende, të cilat, sipas raportimeve që po kemi, është rritur numri i vendeve skeptike, ka shkuar në nëntë vende tani që kërkojnë.
Ato vende nuk e kanë bllokuar procesin sepse mendojnë, apo besojnë, apo dyshojnë që këtu ka një opozitë që nuk do të anëtarësohet. Apo ka ndonjë forcë politike, parti të vogël, parti të madhe, si të duash ti. Këta e kanë problemin me qeverinë. Pra, kaq është e thjeshtë’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.




