Tmerri duhet të marrë fund! Më 14 maj! Boçi tregon gazrat helmuese mbi Elbasan! Video

 

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, ka goditur sot në pikën më të dhimbshme të qytetarëve të tij: ndotjen historike të ajrit që nuk ka të ndalur dhe sëmur të madh e të vogël.

Duke treguar oxhakët nga ish-ish zona industriale e Metalurgjikut që shkarkojnë gazra toksike dhe vazhdojnë të hemojnë qytetin, pasi aty operojnë disa firma, Boçi shprehet i revoltuar: “Tmerri duhet të marri fund! Elbasani duhet të dalë nga intubimi! Elbasanit i duhet oksigjen! Elbasani duhet të marr frymë lirisht! Elbasani duhet të ndryshojë! Këto imazhe duhen fshirë!”

Mesazhin e tij me video Boçi e mbyll me thirrjen “ndryshojmë më 14 maj”

Share it :