Malltezi: Bollino besonte që i kishte zhdukur me kolegët e tij këto dokumente

Malltezi: Bollino besonte që i kishte zhdukur me kolegët e tij këto dokumente

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes ku përfshihen Belind Këlliçi, Jamarbër Malltezi dhe Carlo Bollino, duke vendosur transferimin e saj në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Pas përfundimit të seancës, Jamarbër Malltezi deklaroi se transferimi i çështjes në GJKKO mund të sjellë zbardhjen e dokumenteve dhe materialeve që, sipas tij, provojnë mënyrën se si është tjetërsuar prona.

Ai u shpreh se prona ku ndodhej një shkollë ishte lënë nga pronarët për komunitetin, por më pas është kaluar në mënyrë të paligjshme.

Malltezi tregoi se prona është kaluar me “katër VKM individuale” në favor të Carlo Bollinos brenda një periudhe prej nëntë muajsh.

Malltezi: Atëherë, për ne nuk ka rëndësi. Fabula është e thjeshtë. Fabula është që në një tokë private të familjes Begeja, Llagami dhe të tjera, Edi Rama e ka grabitur dhe me katër VKM personale ia dha mikut të tij, Carlo Bollino.

Tani Bollino mori tokën, nëna e Llagamit mori paratë, Begeja duhet të shkojë në burg. Kjo është fabula e Edi Ramës. Ky është plani rregullues i 2012-2013-s, po të kemi parasysh, këtë e shohim të noterizuar, Carlo Bollino besonte që i kishte zhdukur me kolegët e tij këto dokumente. I kemi, të cilat tregojnë qartazi që kemi të bëjmë me një shkollë, të cilën pronarët e tokës e lanë me zemërgjerësi.

Për fat të keq, Edi Rama e vodhi. Ka një gjë pozitive siç e tha zonja Kalaja që po kthehet në GJKKO kjo çështje, pse? Sepse Altin Dumani dy herë rresht refuzoi që t’i çonte, t’i dërgonte dosjet dhe kallëzimet Gjykatës së Tiranës. Imagjinonte veten mbi gjykatë ky delinkuent.

Duke qenë pranë GJKKO-së, ka mundësi që t’i marri të gatshme këto, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve dhe relacionet që ka qenë shkollë ajo aty, të cilën të gjithë pronarët e tokës e lanë për banorët, për komunitetin, por që u vodh me katër VKM individuale të nominuara për Carlo Bollinon brenda nëntë muajsh.

Ju faleminderit!

Share it :