Thirrja e Ramës në SPAK për “Partizanin”, Gjokutaj: Ka firmosur aktet kryesore
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj foli në “Oponencë” mbi thirrjen e kryeministrit Edi Rama në SPAK për të dëshmuar lidhur me procesin “Partizani”.
Gjokutaj theksoi se Rama është personi kryesor që si kryetar bashkie 20 vite më parë, firmoste aktet kryesore të kalimit nga klub të terrenit sportiv në shesh ndërtimi.
Berisha sipas tij bëri vetëm një ligj i cili ishte në tërësi për rregullimin e marrëdhënieve me pronën dhe jo vetëm për ish-klubin Partizani.
“Zoti Rama në këtë proces ka të gjitha firmat që bën të mundur kthimin e klubit në shesh ndërtimit. Janë firmat e tij që e përshkojnë si fill këtë proces. akuzohet Berisha, i cili nuk ka asnjë VKM, nuk është një nisëm e zotit Berisha. Është bërë një ligj, dhe gjithnjë një ligj mund të rregullohet. Ky pushtet sot ka shkruar emrin e kompanive në ligj. Për dijeninë tuaj ky ligj është një filtër përmirësues në marrëdhëniet me pronën. Ka vënë filtra strikt. Nga ky ligj nuk ka përfituar Malltezi, Xhimi Begeja.
Janë pronarë real të pashpronësuar. Ka qenë një pronë e rekuizuar. Marrje me detyrim kundrejt pagesës. Kemi depozituar gjithë këto prona. Zoti Rama është kryesori. SPAK ka pyetur dëshmitarët të dorës së tretë. Dhe nuk pyesin kryetarin e bashkisë që la bërë gjithë këtë procedurë. Thirrja e zotit Rama është kërkuar nga ne. Nuk është pranuar. Gjykata nuk e anashkalon, është detyrim ligjor. person që ka firmosur aktet kryesore, që kthyen pronën nga klub sportiv në terren ndërtimi.”– tha Gjokutaj.




