Skenar për lirimin e Veliajt? Gjykata Kushtetuese i hap rrugën…

Skenar për lirimin e Veliajt? Gjykata Kushtetuese i hap rrugën…

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i hapur rrugë rishqyrtimit të arrestit të tij.

Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë nuk e ka shqyrtuar siç duhet çështjen, pasi nuk ka shpjeguar pse Veliaj duhet të qëndrojë në burg dhe nuk ka parë nëse mund të zbatohej një masë më e lehtë.

Tashmë dosja i kthehet Gjykatës së Lartë, e cila duhet ta shqyrtojë sërish me përparësi dhe të vendosë nëse Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg apo do t’i ndryshohet masa e sigurisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e liron automatikisht Veliajn, por i hap rrugën një vendimi të ri që mund të çojë edhe në lirimin e tij nga paraburgimi

Share it :