Teliti: Veliaj sot po han drekën e të shtatave të vdekjes së tij politike

Në protestën e thirur nga Alenaca për Mbrojtjen e Tetarit u bë pjesë e saj edhe anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti.

Teliti është shprehur se që zinxhirët e vetëm që do të shikoni në ditët në vijim do të jenë zinxhirët që ju hidhen drejtorëve dhe drejtuesit të drejtorëve, Veliajt

“Jemi këtu sot ditë të premte dhe në vend që dyert të bashkisë të jenë të hapura iu kanë vendosur zinxhir. Ju jap fjalën që zinxhirët e vetëm që do të shikoni në ditët në vijim do të jenë zinxhirët që ju hidhen drejtorëve dhe drejtuesit të drejtorëve, Veliajt.

Ata kanë abuzuar dhe abuzojnë me taksat dhe paratë tonë, me qindra milionë euro me inceneratorin e Tiranës i vjedhin me tenderat dhe sot nuk kanë guximin të përballet  me qytetarët dhe anëtarët e këshillit bashkiak.

Kanë mbyllur bashkinë me zinxhir dhe ka shkuar të hajë drekë, çfarë dreke po han ai drekën e  të shtatave të vdekjes së tij politike. Mjaft më me vjedhje dhe korrupsion ka shkuar atje ku nuk mban më për njerëzit dhe sipërmarrësit. Ky nuk quhet më qytet pasi nuk ka as kushtet më minimale të jetës.”

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :