Arrestimi i Ervin Matës në Brazil/ CNN: Manjati shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u kap në Ilhabela

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil/ CNN: Manjati shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u kap në Ilhabela

Lajmi i arrestimit të Ervin Matës në Brazil, është përcjellë në mediat e huaja.

Një prej tyre, CNN shkruan se Ervin Mata, në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale, është arrestuar gjatë operacionit që u zhvillua në Ilhabela, në bregdetin e shtetit São Paulo, nga Policia Federale në bashkëpunim me Policinë Ushtarake lokale.

Sipas njoftimeve zyrtare, Mata ishte në arrati që prej shtatorit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në nëntor të vitit 2023.

Autoritetet braziliane bëjnë me dije se arrestimi u bë i mundur pas informacioneve të inteligjencës, të cilat tregonin se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista drejt Bregut Verior. Gjatë patrullimit, i dyshuari u lokalizua në një ambient biznesi dhe më pas u shoqërua në stacionin e Policisë Federale në São Sebastião.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dy telefona celularë dhe dokumente që i përkisnin Matës, të cilat pritet të shërbejnë për thellimin e hetimeve.

Sipas hetimeve të autoriteteve shqiptare, Ervin Mata dyshohet se ka koordinuar trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë drejt Frankfurtit të Gjermanisë në vitin 2020. Po ashtu, ai akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nga aktiviteti kriminal, si dhe për përfshirje në organizimin dhe financimin e vrasjeve

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :