Shkullaku: Meta po mbahet në kushte të rënda në qeli me urdhër të Edi Ramës
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Ilir Meta po mbahet në kushte të rënda në paraburgim, duke ngritur një sërë pretendimesh për trajtimin e tij gjatë qëndrimit në qeli.
Sipas Shkullakut, Meta përballet me kufizime të shumta, përfshirë mungesën e ajrimit, kufizime në ushqim dhe gatim, si dhe komunikim të reduktuar me persona të tjerë. Ai shtoi se, sipas tij, takimet me persona të jashtëm janë të kufizuara dhe komunikimi lejohet vetëm në formë letrash.
Shkullaku tha se, pavarësisht se vendimi për mbajtjen e Metës në paraburgim mund të jetë në kompetencë të gjykatës për arsye procedurale, një gjyqtar, sipas tij, do duhej të kishte urdhëruar verifikim mbi kushtet e trajtimit dhe mundësinë e diskriminimit selektiv
Ne të gjithë e kishim informacionet për ëh, gjendjen e Ilir Metës në qeli. Pra, që nuk lejohej ajrim, që keqtrajtohej në qeli, që nga fikja e dritave, njëherë lejohet të gatuajë, njëherë nuk lejohet të gatuajë, nuk lejohet asnjë ushqim të sjellë nga jashtë. Takimet i ka shumë të kufizuara, me njerëz të tjerë, nuk lejohet as një lloj komunikimi, përveç letrave të dorës që herë pas here një prej të cilave ma ka dërguar dhe mua, ku flet për kushtet e burgut, po sigurisht që unë këtë e kam verifikuar dhe janë të gjitha të vërteta.
Për mua këtu janë dy, dy aspekte shumë të rëndësishme. Po presupozoj që mbajtja e Ilir Metës në paraburgim mund të jetë në tagrin e gjykatës, ka gjykuar që qenia e tij jashtë mund të prishi prova, ëh, mund të dëmtojë procesin.
S’ka rëndësi, mund të jetë, është në diskrecionin e gjykatës. Por, mendoj që një gjykatës normal, në një vend normal, me atë pamje që kishte sot të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit, pra në atë gjendje, pra ndryshimi ë, total që ka pësuar Ilir Meta për shkak të kushteve të trajtimit, e kemi parë me dhjetëra filma dhe e dimë me qindra raste që gjëja e parë që një gjyqtar urdhëron është verifikimi nëse ndaj Ilir Metës po ushtrohet diskriminim selektiv.
Dhe një gjyqtar e kishte shumë të thjeshtë. Arrestimi i Ilir Metës, tërheqja zvarrë e ish-presidentit për të tmerruar popullin opozitar, për të depersonalizuar dhe denigruar vetë Ilir Metën, me qëllim uljen e personalitetit të tij, që ato 180,000 vota Edi Rama t’i kalonte në thesin e vet, vetëm për atë dhe sigurisht, po këtë do ta prek te aspekti i dytë, ka dhe arsye të tjera pse është bërë kjo gjë.
Një gjyqtari do t’i mjaftonin ato pamje të arrestimit dhe pamjet e Ilir Metës sot që minimumi të urdhëronte ë, verifikimin e gjendjeve në të cilat mbahet një qytetar shqiptar, për më tepër që ka patur dhe këto cilësitë që përmendëm, pra ka qenë funksionari më i lartë që ka Republika jonë, për të ndërprerë procesin, për të bërë verifikimet dhe për ta filluar atë në kushte të kushte humane do të thosha unë.
Që shkon nga e para, nga ajo që ha fasule, që është gjëja e fundit për mua, dhe deri tek verifikimi i gjendjes së tij në qelitë e burgut.
Kjo, mendoj unë, nuk ka të bëjë fare me procesin, me fajësinë apo pafajësinë e Ilir Metës. Kjo ka të bëjë dhe me rritjen, mendoj unë, të autoritetit dhe prestigjit të një gjykate në sytë e opinionit publik. Pra njerëzit duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore, duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat që kanë edhe në kushtet e izolimit në burg. Gjë që nuk ndodh.
Aspekti i dytë, mendoj unë, që Ilir Meta ndodhet në këtë gjendje, është përveç faktit që ai përfaqësonte një parti që në spektrin opozitar ishte goxha me ndikim. Pra mjafton të kujtojmë zgjedhjet e 2021-shit. Votat që mori LSI-ja, që u penalizua opozita vetëm për shkak të ndryshimit të ligjit elektoral në momentet e fundit.’, tha Armand Shkullaku ndër të tjera në SYRI TV.




