‘Te ‘Harabeli’ i Xoxës gjetën fatura 500 mijëshe”, Berisha: Metën e zvarritën në rrugë, Veliaj i la 2 orë te dera

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se tek galeria e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt u gjetën fatura 500 mijë euroshe.

Berisha: Në qoftë se, ka patur njerëz, politikë sigurisht, në qoftë se, ka patur forcë politike që iu desh të kalojë një provë të ekzistencës, apo të mos ekzistencës së saj të vështirë, kjo është PD, e cila në një kalvar triumfoi më e fortë, më e fuqishme se kurrë, dhe triumfoi për faktin e vetëm se mbroi me guxim padiskutim një kauzë të drejtë.Mbrojtim me guxim ato vlera që janë sa hyjnore, aq dhe tokësore për njerëzit e lirë në mbarë botë, për forcat konservatore në mbarë botën

Një mirënjohje të madhe edhe për partitë simotra të Eurpës, Amerikës, Azisë, Afrikës, e gjitha vendeve të botës, të cilat me rezolutat që votuan ndërkombëtarizuan me shpejtësi të rrufeshme kauzën tonë, betejën tonë.

Dhe ofruan, shprehën mbështetje pa kushte, në kuptimin e asaj që reolutat e votuara prej tyre janë radiografia më besnike e narkoshtetit të Edi Ramës, por edhe e qëndresës së PD kundër këtij narkoshteti.

Të nderuar drejtues të PD, drejtues të qarqeve, degëve, kjo situatë në të cilën ne erdhëm, kjo shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet tona.

Shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet në mënyrë që ne, në kushtet e reja të krijuara, për të mos thënë pastaj në kushtet që, ana kundërshtare është çdo ditë që kalon në damkosje më të madhe.

Dhe kjo është një meritë tjetër, ua them unë ju, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e opozitarizmit që ne bëmë.

Me gjithë këtë opozitarizëm, me gjithë ëktë transparencë, me gjithë të vërtetat e mëdha që ne iu paraqitëm shqiptarëve, përsëri drejtësia e kontrolluar qendron e paralizuar.

Por mitet që ngrihen mbi gënjeshtrën, nuk duhet të na trembin kurrë.

SPAK-u është Skapi i partisë, më shumë se kurrë. Po, është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai don vet.

Kur dëgjon rëndomë njerëz që thonë: po arreston ministra, në një kohë kur nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë, kurrë gjer sot, asnjë të veçantë.

Imagjinoni ju, si ngritet miti i mashtrimit, miti mbi gënjeshtrën e mashtrimit.
Ka arrestuar ish-ministra që i ka hequr Edi Rama. Përkundrazi, ajo që po zhvillohet këto ditë është turpi më i madh.

Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, e nxjerrin pa i treguar një mandat dhe asgjë. E zvarrisin në rrugë, e godasin tek kthehej në punë.

Kurse, Velica i le tek dera dy orë, gjersa ultimatumet e Alban Dabullës shkojnë tek Edi Rama, se mezi shkuan: që po guxove një qime t’i prekësh Erion Velisë, do të nxjerr dosjen e Olsi Ramës, të Xibrakës. Është e vërteta.

Shkuan në galeri, çfarë nuk gjetën atje. Arka me fatura. Po çfarë faturash thoni ju?

Fatura 300 mijëshe, fatura 500 mijëshe, fatura të pafundme. Po, po, dhe tani përpiqen t’i japin rrugës, nuk dinë ku t’i çojnë, përveç 220 mijë euro që përpiqen t’i korrigjojnë, t’i bëjnë 20 mijë. Salloni i masazhit me tajlandezë, etj.

Pra, edhe kjo ka qenë një sukses i yni. Sepse ne, kemi bërë detyrën, asgjë më shumë, por ama i kemi bërë, nuk kemi futur gjë në sirtar ne, ua kemi plasur në fytyrë mbarë shqiptarëve, dhe kjo ka bërë që ata të përiqen të tregojnë sikur po bëjnë diçka.

Në këtë rrethanë, kur narkoshteti është më i diskretituar se kurrë, kur faktoi se ndenjat e këtyre njerëzve për qytetarët shqiptarë janë përçmimi, janë urrejtja.

T’u marrin taksa shqiptarëve 8.2 miliardë euro, dhe prej këtyre taksave t’u japin pensionistëve 16 milionë euro, t’u japin të rinjve asnjë qindarkë, t’u japin fermërëve që janë 40% e popullatës 44 milionë euro.

Nuk mund të ketë cinizëm dhe injorim më të madh ky që iu bën qytetarëve të vendit tënd.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news