Rama kërcënoi protestuesit, Meçollari ironizon: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë

Rama kërcënoi protestuesit, Meçollari ironizon: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë

Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjistri të veçantë për personat e dhunshëm gjatë protestave studentore dhe kufizimin e aksesit të tyre në aeroporte, hotele, trena dhe mjete të tjera transporti.

Në reagimin e tij, Meçollari e akuzon kryeministrin se po flet sikur është mbi sistemin gjyqësor, duke theksuar se kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve nuk mund të bëhet në mënyrë arbitrare nga pushteti ekzekutiv.

Meçollari i referohet rasteve të personave të ndaluar gjatë protestave, duke pretenduar se gjykatat kanë vendosur lirimin e tyre.

“Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë. Pa për popullin hap dhe kampe përqëndrimi po të duash. Ky flet sikur është mbi sistemin gjyqësor! O zotëri. Ekzekutivi nuk kufizonë dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve. E ke pare. Të gjithē që ke ndaluar i ka liruar gjykata. Shantazhon kot. Të duhet ndihms e Zegjineve në këtë rast. Jo që ske më fuqi. Po ke mbaruar dhe punë. Jep dorëheqjen”,- shkruan Meçollari.

Share it :