Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet” – Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Frustrimi i qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet” – Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Frustrimi i qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

Në kohën kur rrugët e kryeqytetit po vlojnë nga protestat rinore e qytetare, ish-kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), Enio Jaço, ka reaguar ashpër lidhur me degradimin e shtetit të së drejtës dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, Jaço i ka referuar shifrave zyrtare të Indeksit Botëror të Shtetit të së Drejtës 2026, të publikuar në tetor, ku Shqipëria shënon rezultatin më negativ të dekadës së fundit, duke u renditur në vendin e 91-të mes 143 shteteve të marra në shqyrtim.

Jaço ka bërë një krahasim goditës mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit e më gjerë, duke nxjerrë në pah prapambetjen e thellë të institucioneve vendase:

“34 vende pas Malit të Zi. 32 pas Kosovës. 26 pas Maqedonisë së Veriut. Edhe Ukraina në luftë është para nesh!”

Sipas tij, ky përkeqësim i përsëritur nuk është një luhatje stanidarde apo e përkohshme, por tregon një krizë strukturore të qeverisjes dhe drejtësisë

Share it :