Tabaku: Ligji i investimeve strategjike është abuziv dhe korruptiv

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se ligji i investimeve strategjike është një ligj abuziv dhe i padrejtë. Me anë të një postimi në Faceboook, ajo shprehet se caktimi pa garë i projekteve duke ofruar favore fiskale, ka shkatërruar tregun.

“Ligji investimeve strategjike është ligji më abuziv; korruptiv dhe i padrejtë i miratuar ndonjëherë në parlament. Mungesa e respektit për pronën; konkurrencës; caktimin pa garë; pa kritere dhe pa transparencë të projekteve duke ofruar dhe favore fiskale ka shkatërruar tregun, biznesin e ndershëm dhe meritokracinë!”, shkruan Jorida Tabaku.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :