SPAK të ndjek paranë’/ PD: Ku shkuan 80 mln euro që shqiptarët paguan për ‘Tigrat e Ballukut’?
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi rikthen denoncimin për aferën e ‘Tigrave 1 dhe 3’, të Belinda Ballukut në Vlorë.
Këshilltarja për mediat në PD, Mariela Shkurta ka vizituar ‘tigrat e Ballukut’ në Vlorë, ku thekson se kjo është ‘një tjetër afire korruptive e Rilindjes që zhvat çdo ditë 100.000 euro nga taksat e shqiptarëve’.
Këtu pas nesh janë tigrat 1 dhe 3 të Belinda Ballukut, një tjetër afire korruptive e Rilindjes që zhvat çdo ditë 100.000 euro nga taksat e shqiptarëve. Më shumë se një vit më parë Partia Demokratike ka depozituar në SPAK dokumentacione zyrtare që implikon drejtpërdrejt në këtë aferë korruptive Belinda Ballukun. Në dosje thuhet qartë. Nuk kishte emergjencë energjetike, tender i paracaktuar me garë fiktive, fituesi ishte shpallur para zyrtarizimit. Kompania nuk zotëronte as anijet kur fitoi tenderin. Skandali thellohet, shqiptarët paguajnë 6 herë më shtrenjtë se tregu për Tigrat e Belindës. Energjia e prodhuar në total aq sa Tirana konsumon në një ditë. Po 80 milion euro ku shkuan? Askush nuk e di, SPAK të ndjek paratë’, denoncon Shkurta.



