Sot moti më i keq gjatë gjithë vitit në Shkup, goditet me 800 vetëtima, shënohet viktima e parë

Rajoni i Shkupit u përfshi sot nga  moti më i keq gjatë vitit, por edhe gjatë dekadave të fundit. Reshjet intensive kanë vijuar me erë të fortë dhe shiu nuk është ndalur për disa orë.  Shirat e rrëmbyeshëm që kanë kapluar Maqedoninë Veriperëndimore kanë ndalur rrymën në shumë vendbanime, njofton zhurnal. Në disa vendbanime të Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit ka munguar gjithashtu edhe energjia elektrike.

Por sipas Tetova1 se një grua dyshohet se është goditur nga rrufeja. Autoritetet maqedonase akoma nuk kanë konfirmuar vdekjen e kësaj qytetareje.

Share it :