Cakrani zbulon lidhjet mafioze mes Ramës e Tony Blair: Po mban peng kryeministrin për interesa dhe pazare financiare
ftar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se qeveria shqiptare po drejtohet nga prapaskena prej ish-kryeministrit britanik Tony Blair, një tjetër “kryemafioz”, që sipas tij po mban peng kryeministrin e vendit për interesa dhe pazare financiare.
Sipas Cakranit, historia e aferave nuk nis në vitin 2013, por daton që në vitin 1998, kur Rama mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Gjatë asaj kohe, theksoi avokati, se u shpik edhe skema “një pallat, një votë” dhe u rrënjos sistemi i ryshfetit prej 20% në fushën e ndërtimit.
Duke e krahasuar periudhën e gjatë të qëndrimit të Ramës në pushtet me kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, Cakrani tha se asnjë investim publik në këto dekada nuk ka qenë i lirë nga hijet e organizimeve mafioze.
Avokati u ndal edhe te lëshimi i territoreve dhe aseteve strategjike, si Porti i Shëngjinit, Butrinti dhe Porti i Vlorës, që sipas tij janë raste flagrante të dhënies së pasurisë publike pa asnjë transparencë dhe pa pyetur qytetarët.
Problemi është që ne mendojmë sikur Edi Rama ka ardhur në 2013-ën në pushtet dhe ne nuk e njohim. Pra, bëjmë sikur ka ardhur para 5 vitesh, 10 vitesh. Edi Rama ka ardhur në pushtet në vitin 1998. Dhe ju e dini shumë mirë çfarë i bëri ai kulturës. Që sa erdhi kishte synime të tilla, të prishte Teatrin Kombëtar, apo jo? I bëri, i futi në grevë. Sapo filloi, erdhi kryetar bashkie në 2000-shin, apo jo? Nisi aty, 20%-shin e shpiku ai; një pallat, një votë. Sepse ne jemi popull pa memorie, ne harrojmë që ky individ i ka futur korrupsionin këtij vendi.
Pra, nëse ka futur korrupsionin në ndërtim dhe ndërtimin e ktheu në funksion të votave, është ky individ. Dhe ne Edi Ramën e fillojmë nga 2013-ta e këtej, dhe ky është gabim shumë i madh që bëjmë. Ne Edi Ramën do ta kuptojmë: sa ka ndenjur Edi Rama në pushtet, as Enver Hoxha nuk ka ndenjur, nëse do të bënim llogari. Nga 1998-a dhe sot po bëjmë 2023, janë rreth 30 vite. Sepse vërtet Enver Hoxha ishte në pushtet, por kishte dhe sa të tjerë aty. Këtu nuk ka më njeri tjetër. Pra, nga 1998-a e këtej, Edi Rama ka pasur Bashkinë, dhe bashkia, ju e dini, ka qenë institucion më vete, Bashkia e Tiranës.
Dhe mbaj mend unë, kur do bëhej një kontroll atëherë, dërgoi Partia Demokratike të bënte një kontroll. Dhe një nga ata të antikorrupsionit që sot del dhe shan Partinë Demokratike, që ishte drejtuesi, shkoi dhe Edi Rama e mori nëpër zyrat e bashkisë e nxori jashtë. Është njeri që sot çirret nëpër media. I thur lavde e shan Sali Berishën, dhe ai e nxori jashtë. Pra, fuqia e tij ka qenë shumë e madhe edhe në bashki. Dhe problemi qëndron, ju e mbani mend edhe komisionet që u ngritën atëherë nga zoti Olldashi. E mbani mend inxhinier Olldashin? U ngritën për korrupsionin e Edi Ramës. Kështu që Edi Rama korrupsionin e ka filluar në 1998-ën. Prandaj ne duhet ta fillojmë Edi Ramën që atëherë.
Sepse për pastrim parash apo me Kod Penal, kërkon një kohë shumë të gjatë për t’u parashkruar. Më thuaj një punë që ka nisur Edi Rama dhe ka qenë pa korrupsion brenda! Tani të më gjeni një aferë sot, këto 13 vite. Po i heqim atë korrupsionin e bashkisë, sepse ajo është akoma më e tmerrshme. Nëse do të shikosh korrupsionin e këtyre 13 viteve të Edi Ramës, kanë qenë vetëm të ndërthurura me mafian rajonale, me mafian ndërkombëtare. Dhe fjalën “tradhtar”… unë e di që është fjalë shumë e rëndë dhe nuk më vjen mirë ta përdor, e kupton?
Problemi qëndron që tradhtitë në kohë moderne këto janë. Nuk janë më si atëherë: “do të jap atë territorin, bëjmë shkëmbime”. Problemi qëndron që ky të jep Shëngjinin, s’pyet njeri. Të jep Butrintin, s’pyet njeri. Të jep Durrësin e Portin e Vlorës, s’flet njeri. Tani, unë nuk di çfarë emri tjetër t’i vë. Hajde s’po ia vëmë tradhti, por ai e përdor vetë fjalën tradhtar, e ndjen në vetvete! Pse e përdor fjalën ti, kur e di që s’je tradhtar? Problemi është që në gjithë karrierën e tij, më thoni një investim në Shqipëri që nuk ka pasur brenda organizim mafioz.
Ai e di ku e ka problemin? Sepse ai ka një ndërmjetës, një kryemafioz që quhet Tony Blair. Të gjithë fijet pas Edi Ramës i lëviz një kryemafioz që është Tony Blair. Është njeriu që e ka kapur peng këtë individin, sepse ai merr paratë e veta, është anglez, bën llogaritë e tij. Prandaj i them pazarxhi për të mbajtur pushtetin e tij. I krijojmë iluzion kot qytetarëve shqiptarë që ka prokurori të posaçme. Atje janë ca rrogtarë.
Vjen puna për zotin Meta, i thonë: “Ti po dole jashtë, do prishësh provat”. Ndërsa atë që prishi provat për Erion Veliajn dje, SPAK-u kërkoi ta dënojë me 600 mijë lekë të vjetra! Pra flas për standardin që përdor kjo prokurori me opozitarët. Mos besoni te Prokuroria e Posaçme, është inekzistente. Thjesht plotëson qokat politike të politikës vendase dhe asaj evropiane apo amerikane. Unë punoj me ta çdo ditë, nuk kam asnjë lloj vlerësimi për ta.




