hikues të emisionit “Përputhen” në Top Channel kanë depozituar një ankesë për gjuhën dhe sjelljen e përdorur gjatë spektaklit. Kështu që kanë zgjedhur që të ankohen tek organi përkatës, Autoriteti i Mediave Audiovizive.
AMA ka reaguar ndaj shqetësimit të shikuesit duke u shprehur se edhe më herët ka tërhequr vëmendjen, ndërsa shton se e ka në monitorim të vazhdueshëm.
“Duke iu falenderuar për adresimin e shqetësimin tuaj pranë Autoriteteti të Mediave Audiovizive, ju bëjmë me dije se operatorit audioviziv i është tërhequr vëmendja për emisionin “Përputhen”. Ndërkohë, ky emision është vendosur nën monitorim të vazhdueshëm. Faleminderit!,”-shkruhet në përgjigjen e AMA.

Emisioni “Përputhen” dhe “Përputhen 40+” ka në qendër të skenarit njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike mes të rinjve. Por shpesh herë debatet në studio kanë degraduar në dhunë dhe në fjalor të papërshtatshëm.




