U mashtruam’/ Banorët e fshatit Gjoricë: Do na kthejnë kullotat në parqe fotovoltaike
Banorët e fshatit Gjoricë vijojnë të ngrenë zërin për projektin e ndërtimit të paneleve fotovoltaike, të cilët u cënon drejtpërdrejt kullotat që ata përdorin prej vitesh për blegtorinë, duke rrezikuar jetesën e tyre.
Në krah të tyre sot ishte deputetja e PD-së Denisa Vata e cila së bashku me anëtarë të të Këshillit Bashkiak patën një takim me banorët e zonës, ku dëgjuana nga afër shqetësimet dhe revoltën e tyre për një situatë që po bëhet çdo ditë më e rëndë.
Ata thonë se janë mashtruar në mënyrë të hapur për dhënien me qira të kullotave të përbashkëta, pasi atyre u është thënë se bëhej fjalë për një sipërfaqe minimale, ndërsa dokumentat tregojnë se po jepen dhjetëra hektarë që përfshijnë pothuajse të gjithë kullotën nga e cila jeton komuniteti.
Deputetja nënvizon se ‘akoma më shqetësuese janë dyshimet serioze se firmat janë mbledhur në mënyrë të parregullt, me persona që nuk kanë asnjë lidhje me territorin dhe me banorë që pretendojnë se janë mashtruar mbi përmbajtjen reale të dokumentave.
Në një postim në facebook deputetja demokrate denoncon dhe absurdin tjetër, “miliona euro tendera, ndërsa qytetarët pa ujë, pa shërbime dhe tashmë edhe nën kërcënimin për t’u marrë toka nga e cila jetojnë”
Postimi i plote
Sot isha në Gjoricë së bashku me anëtarë të Këshillit Bashkiak, në një takim me banorët e zonës, ku dëgjova nga afër shqetësimet dhe revoltën e tyre për një situatë që po bëhet çdo ditë më e rëndë.
Banorët flasin se janë mashtruar në mënyrë të hapur për dhënien me qira të kullotave të përbashkëta. Atyre u është thënë se bëhej fjalë për një sipërfaqe minimale, ndërsa dokumentat tregojnë se po jepen dhjetëra hektarë që përfshijnë pothuajse të gjithë kullotën nga e cila jeton komuniteti.
Akoma më shqetësuese janë dyshimet serioze se firmat janë mbledhur në mënyrë të parregullt, me persona që nuk kanë asnjë lidhje me territorin dhe me banorë që pretendojnë se janë mashtruar mbi përmbajtjen reale të dokumentave.
Ndërsa qeveria dhe bashkia flasin për “zhvillim” dhe miliona euro investime, banorët e Gjoricës vazhdojnë të vuajnë edhe për shërbimet më bazike. Ujësjellësi i zonës, për të cilin janë shpenzuar mbi 3.2 milionë euro para publike, sipas vetë banorëve mbetet jashtë funksioni dhe uji i papërdorshëm.
Pra, në Gjoricë po ndodh absurdi shqiptar në formën më të pastër, miliona euro tendera, ndërsa qytetarët pa ujë, pa shërbime dhe tashmë edhe nën kërcënimin për t’u marrë toka nga e cila jetojnë




